Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Digjem si një yll…

Të shoh në sy
ti sytë i mbyll,
Të puth dy sytë e zi
ti ëmbël psherëtin
dhe kur buzët e mia
në buzët e tua i shpie,
digjem
siç digjet një yll
kur prej qiellit bie!

 

Ndjenjat e shpirtit tim

Me tingujt e kitarës
i vesha ndjenjat e shpirtit tim,
dhe me erën pranverore
i nisa drejt një rruge qiellore.
Pastaj ato,
të shndruara në pika shiu,
si tinguj qiellore
binin dhe rrëshqisnin të vijëzuara
në xhamin e dritares së ëndrrave të mia.
Në qerpikët e syve të mi,
që ngjasojnë me telat e kitarës,
varen pikat e lotëve,
dhe brenda tyre
pasqyrohet një natyrë pranverore
e mbushur me ndjenjat e shpirtit tim.

 

Një ëndërr e pluhrosur…

Jeta
po më duket kotësi,
si një pemë
pa degë, pa gjethe, pa ngrohtësi.

Zemra
e lodhur po më tretet ngadalë,
çdo ndjenjë si gjethe është larguar,
shpirti i boshatisur është tharë.

As hija
që më ndiqte nga pas
nuk është më,
ka ikur, është shuar.

Tani nuk di
në se dikur kam jetuar,
në se dikur kam dashuruar,
në se dikur kam vallzuar,
në se dikur kam qarë a kam kënduar!

Çdo gjë e bukur
është shuar,
ka mbetur vetëm një ëndërr
pluhrosur nga vitet që kanë shkuar!

 

Përbindshat

Njerëz janë,
njerëz.
Nga pamja e jashtme
asnjë dallim nuk kanë
nga njerzit,
por ndryshojnë
nga ndjenjat shpirtërore.
Përbindshat,
kanë zemër të akullt,
gjak të helmtë
dhe shpirtin katran të djallit.
Përbindshat sot,
krijojnë shoqata bamirësie
për fëmijët jetimë
dhe financimet e botës,
i përdorin,
duke ju dhënë një kothere bukë
jetimëve të mjerë
dhe vetë ata
majmen pastaj me jetët e gjakun e tyre.
Përbindsha,
pa skrupuj e kufi
përbindsha.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s