Gunnar Ekelöf
Kalendari poetik: Gunnar Ekelöf (1907-1968)
Poet, shkrimtar dhe përkthyes i njohur suedez, u lind në Stockholm më 15 shtator 1907. Fillimisht studioi letërsinë lindore në Londër dhe Uppsala, pastaj në Paris studioi për muzikë. Prej vitit 1958 pati qënë antar i Akademisë Mbretnore të Suedisë; universiteti i qytetit Uppsala i dha Laurea honoris causa në filozofi. Botoi shumë përmbledhje poetike, prozë poetike dhe përktheu në suedisht poetë të njohur francezë. Unë ju sjell në shqip këtë poezi nga poeti suedez:
KULMI I DASHURISË
Kulmi i dashurisë,
Çasti më i vërtetë
Është sa më larg shkëlqimit të saj
Larg nga takimi i parë
Larg nga seksi
Larg nga ledhatimet zemërdhënëse
Në kryet e të sëmurit
A kur dora dorën lehtësisht ledhaton
A faqen përkëdhel
Kulmi i dashurisë, çasti më i vërtetë
Çasti kulmor i saj
Është kur syri digjet e shkrihet
Me syrin që vështron
Dhe syri që vështrohet e përpin atë vështrim.
© shqipëroi Maksim Rakipaj