Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

NËNTËDHJETË E SHTATËN, N’SHIPNI…

Dy korba, kobëzi
Nëntëdhjetë e shtatën, të mileniumit t’ikur
Dy rrufe me stuhi
Ranë n’ballë t’At’dheut, për ta djegë e fikur

Nga nëndheu, nxorri kokën edhe tradhtia, krenar
Si në motet e robërisë kur ndër shekuj, thoshin jemi
Egërsira, pa kokë pa gjuhë dhe pa gjak, n’damar’
Bimë dreqi, farë e mallkuar, as tokë e as Zot, s’kemi
Nomad, t’humbur nëpër botë, pa histori, fis e far’

Dy korba, kobëzi
Mileniumit t’ikur, me kob nëntëdhjetë e shtatën
Dy rrufe me stuhi
N’ballë t’At’dheut, kallën zjarre, m’dogjën vatrën.

 

NËPËR KULLAT, E FISIT TIM…

Rritur janë, burra e burra
Mes tokës e qiellit, shndërruar shtatore
Me gjuhë kënge, si gurra
Rritë fisnikërie e lavdie, me sy arbërore

Nëpër palcë guri, kanë përkundur jetën
Mes reve e rrufeve, zjarreve, ku çel lulebora
Nëpër sytë e lirisë, përmendore mbetën
Mes shkëmbit gri, ku shqiptarçe, plaket bora

Rritur janë, burra e burra
Mes burrneshave, t’kalitura me krenari
Me tambël nëne te gurra
Rritë e bes’e fisit, shqipe e plis mbi kry.

 

PAS BETEJAVE, PËR BASHKIM…

Ca sy, me lot
U pikturuan, mbi lëkurën e dheut
Sikur liria, sot
Mbi name e nishane, të At’dheut

Për gojët e kokave, të mprehta thellësish
Të kalitura nëpër birucat e djallit, t’ardhmërisë
Për veshët e tradhtisë, nëpër sy historish
Të stolisura, për plisat e maleve të Shqipërisë

Ca sy, me lot
Mbi lëkurën e dheut, mbetën piktur
Sikur liria, sot
Parajsë e djallit, pa At’dhe e flamur.

 

SHARRJANËT, E SHARRIT…

Në gjakun e fisit
E kemi lumin e bekuar, të dashnisë
Me ngjyrë t’plisit
N’kulla, me hije fisnikërie t’malësisë

Ndër breza, lulëzuar i kemi karpat e male
Me krisma hute, nëpër dasma t’burrërisë
Me gjak i kemi shkruar, motet nëpër balle
Nëpër beteja, jemi nda, me za t’krenarisë

Në gjakun e fisit
Shqip jemi bekuar me ditë të lumnisë
Me ngjyrë t’plisit
Jemi shtatore e lindje, n’sy t’Shipnisë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s