PËRSIATJE: PESONAZHET E JETËS… / Nga Arqile V. Gjata

PESONAZHET E JETËS…
PËRSIATJE!

 

Nga Arqile V. Gjata

Përgjatë gjithë jetës gjithëkush krijon{ka brenda vetes} një galeri Personazhesh…

Personazhet e jetës tek çdo individ janë shumë të ndryshëm, në kohë dhe në vlera, apo në tipizimin e tyre për kohën kur kanë jetuar…
Në aspektin shoqërorë, social, politik, apo familjar Personazhet janë të përjetëshëm(prindrit, fëmijtë, bashkëshortët, farefisi). Shumë Personazhe përgjatë kohës shkëputen, harohen, ose nuk jetojnë më!
Vet termi Personazh….është INDIVID, që në kohë dhe në hapsirë ka ndryshuar fizikisht, është edukuar dhe shkolluar në vartësi të aftësive dhe mundësive për gjatë jetës.
Personazhet në jetën e tyre, në raport me ish shokët(shoqet)me ish koleg, gjitonë, bashkëvuajtës, apo farefisin lënë gjurmë, ose bëhen Personazhe TIPIKE për t’u mar shembull!

Personazhet janë frymor, njerëz me karakteristika, me dhunti dhe aftësi të ndryshme midis tyre!

Në udhëtimin e gjatë të jetës njeriu ka mësuar, ka në kujtesë të shkuarën dhe të tashmen e personazheve me të cilët ka jetuar, punuar, shkolluar, apo dashuruar dhe është munduar të shenjoj me kujdes tipizimin e këtyre Personazheve, karakteret, nofkat e tyre, me të cilat nënkuptojmë kuptimin e brendëshme shpirtëror dhe materjale me të cilët ke bashkëjetuar si shokë,shoqe, mik,komshi, apo koleg pune .
Padyshim, Personazhet e parë, ata më të dashurit janë Prindrit, vëllezrit dhe motrat, më pas janë Mësuesit dhe Pedagogët, ose ustallarët, që na mësuan se si të punojmë, si dhe shoqet e rinisë, shumë të ëmbla kur vallzonim dhe shëtisnim…
Për gjatë jetës të çdo njeriut, (tek shumica) krijohet një panoramë e qartë, kujtesa vë në lëvizje gjithëçka ke përjetuar si ndjesi, si hidhërime, apo dashuri e nostalgji për atë kohë, për ata shokë, koleg e miq me të cilët ke jetuar, ke punuar, apo studiuar, me të cilët koha të ka përqasur detyrimisht, si shokë e mik prej shumë vitesh. Kjo panoramë ka ngjyrat, gëzimet dhe dhimbjet e veta shpirtërore!
Si tipar, si vlerë në kohë të ndryshme janë ata {ato)Personazhe që të nguliten, të mbeten në kujtesë, me emra dhe mbiemra, profesionet e tyre, lidhjet familjare dhe shoqërore, tiparet themelore të karaktereve të tyre, emrat dhe vendlindjet, të fshatrave, qyteteve e lagjeve dhe rrugicave ku kanë jetuar Personazhet e tu…
Në jetë, një numër Personazhesh vetshpjegohen përsëafërmi, ku shpesh ata shprehin kulturën e tyre, qëndrimet ndaj mjedisit, shokëve dhe problemeve, karakteret vetjake në çaste të vështira dhe qëndrimet klasore dhe krahinore, ose profesionale në raport me realitetin dhe që e njohin mirë vyrtytin, respektin, mirëkuptimin e Mirënjohjes!.
Disa Personazhe, që ke pasur pranë shpjegohen rëndom dhe nga fodullëku, për shkak se nga ç’mjedis kanë ardhur dhe si është edukuar…
Një pjesë e Personazheve, me sjelljen e tyre(sipas karaktereve) vetshpjegohen, mbeten si model i vyrtyteve, i punës si specialist, apo student shëmbullor, që më vonë kanë kontribuar dhe kanë lënë Emër…
Por, ka Personazhe që janë karakterizuar nga egoizmi dhe cmira, që e kanë kultivuar gjatë jetës së tyre, në rethana dhe kohë të caktuara, si njerëz me karierë të dështuar, ose si Personazhe, që jeta i ka joshur me poste, që duan vetëm të komandojnë në çdo kohë dhe vuajnë nga deliri.
Disa Personazhe që takojmë, që na bashkon puna, apo idet, shpesh dallohen, përcaktohen nga përvijimi i vijave të karaktereve, vlerave, apo se sa miqësor, inteligjent e shpirtbardhë janë.
Personazhe karakterizohen nga pamja e jashtme e tyre si;
Se si visheshin, se si ngjajnë në portret, në gjeste, në dëndurin e të shprehurit ngadhënjim ndaj së bukurës, thjeshtësisë dhe të gatshëm për të ndihmuar në çaste të vështira.
Por, në kujtesë ka dhe Personazhe që imitonin [ idhullit të tyre) si dhe nga qëndrimet fodullëke, mënyra se si komunikoninë me shokët dhe varsit; por sidomos nga intelekti dhe dashamirësia .
Natyrisht, kemi pasur Personazhe në kohë të ndryshme, që janë karakterizuar nga ambiciet e sëmura dhe karierizmi!?
E vërteta ështe se, shumica e Personazheve të jetës kanë qënë dhe janë më të shumtë, të paharuar, kanë qenë dhe janë Personazhe
bashkëudhëtar, si pjesë e miqësisë shumëvjeçare, që e mbajnë me dashuri vëllazërore miqësinë e krijuar dhe të konsolidiuar prej shumë vitesh…
Tani në moshën e tretë, kujtojmë me nostalgji, me krenari shokë, miq, ish mësuesit tanë, shoqet dhe shokët e viteve të rinisë, si dhe të afrimit tanë që janë larguar nga kjo jetë!
Për këdo që është prind Personazhet më të dashur janë niprit dhe mbesat, që aq shumë i duam dhe prej tyre kërkojmë të bëhen në jetë të Zot e vetes, punëtor, të ditur, të ndershëm dhe Atdhetar!

Shtator 2019.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s