Poezi nga Arbëri Demaçi

Poezi nga Arbëri Demaçi

 

***

Dhe vjen
një ditë,  kur çastet
bëhen kujtime
fillon e i shfleton
faqe pêr faqe,
sikur një libër
në mes të librit
një faqe e thyer,
sikur një zemër
e pastaj një pluhur
harrese kishte
vënë gjithçka
nën hije…, por
jo edhe TY!

 

***

Kur nuk je ti,
të lexoj në vargun e
e dytë të poezisë
time të parë.
Kur nuk je ti,
të shoh të
strukur diku,
në strofën e dytë
të poezisë së tretë.
Kur nuk je ti,
prapë jemi bashkë
duke shkruar poezi,
një varg ti
një varg unë
nje poezi për
të dy!

 

***

Kujtimet e një nate vere
çdo natë i këndova
me zërin e ngjizur
të gjinkallës,
kujtimet e një nate vere
me kallinjët e grurit
duaj i kam bërë,
kujtimet e një nate vere
hanës jam kam falë
e ajo tretë i ka!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s