Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

SHUAR, YJËSIS

Magjisë yjore
po të pres
shkëputur, përqendrimit!
Në ëmbëlsi
të prehrit tim, falur
magjive, falesh!

Jo mbi mëshirë
zbritjet
shkëlqimit galaktik
merrnin
ndriçim, sistemit tim!
Të digjesh.

Digjesh, si shtrat
i ngjitur
kumtrit je, venitur
shtrirë u duke.

O qiellorja ime
e joshjeve
magji…! Ushtruar
shthurrjeve
aq butë, aq lehtë
më dhunonë!

Si një mister dhuruar
botës
në shkarkim, mëshire
e jetës
s’ pritet, prandaj…?

Gëzo, jo dhimbjeve
edhe mes lulesh
shtrirë… petalesh!
I dhunonë.

Mbi këtë aromë
në ëndje
thëllësish, shpirtin
e shuaj…,
Dritës!

 

GUXIMIT

E munda natën dhe
mes besimit
shtrydhur në hidhërim
guximit…?
Shmangur, fizikut natë
a ka rrëfim…?
A na rrëfehen errësirat!
I thyej
provokimeve fisnike
dhe nata
e pleksur nyjeve dhe
mundit
i gjej…, përplasjet?
Në zbërthim.
Zbërthimit? E munda
natën
zgjatimeve, natë?
O natë
e fshehur drites
e mbrojtur
qëndrimeve, natë gjeta
shtrirjet?
Hijeve mbuluar mbi
dinamikat
e tua përplasur në
riciklime
a rifreskimit, dallgëve
gjeneruar
ky gërshetim mendimesh
më mbush!
Në trishtime mundimesh
urimet
ja lija…dritës ja lija
dhe i vilja!
Mbi depërtimet e saj
si të gaboj
mbi një vendim?!…

 

PËRPLASJE

Tek pi e thaj
kupën
e lotëve mbi lot…?
Kupa
e halleve të lumturisë!
Dërmuar.
Si një diamant
rrëshqitës
i skicoj, parimit
lartësi
qiejve…, s’dua
të gëzoj…!
Mes pritjeve
i provokoj
gjendjen vëllim…!
Nuk mund ta vuaj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s