Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

ÇFARË JANË KËTO TËRMETE

Asnjë gjurmë nuk lënë hapat e tua
Mi shlyen të gjitha kujtimet
Një qivur i vjetër te varret
Bisedon me pantomimën

Asgjë nuk mbeti për të prekur
Po ngrihen kallkanët e gjakut
Një hije e verdh morbide
Si korbi i Edgarit troket në kujtesë

Mbrëmë nuk i hape portat
Po as nuk i mbylle
Dryni i dylltë qante me erën
Një lehje monotone dëgjohej përtej mureve

Sërish zëri i korbit si zëri i natës
Jehon në mendjen time
Dritaret nuk hapen
Ka kohë që janë mbyllur mendimet

Ngadalë dhe me droje i preki gjymtyrët
Ngrica paska hyrë në shpirtin tim
Çfarë janë këta tërmete
Që po mi shkundin majat e flokëve.

 

NUK KANË KOHË PËR TË VEGJLIT

Këtu edhe përfundon tregimi
Për njerëzit e trotuareve
Më duket se lindin
Dhe vdesin këta njerëz nëpër rrugë

Askush nuk jep llogari
Për fatin e tyre
Njerëzit kanë punë më të mëdha
Merren me politikë dhe punët e dynjasë

Nuk kanë kohë për të vegjlit
Më shumë kujdesen dhe i injektojnë
Qentë endacak
Se sa njerëzit që vuajnë për një kafshatë.

 

DIKU NË ZBRAZËTI TË NDËRGJEGJES

Më dhimbsen pa masë kur i shoh
Duart e shtrira
Duke depërtuar si mumie nëpër errësirë
Mbi telin e shurdhët të kitarës
Dridhen gishtat dhe këmbët e erës

Për një krodhe të bukës
Janë në gjendje
Ta thyejnë qafën nëpër luftëra të huaja
Edhe nëse vdesin
U shëmbëllejnë lypsarëve

Sa herë që shikoj
Më errësohen sytë
Nga ndjenjat pikojnë trishtimet
Në drejtime asnjanëse
Pikojnë lumenjtë e çmendur

Ecin rrugëve për diku askund
Asnjëherë nuk dinë
Se kur përfundon dhe ku fillon
Ajo rrugë e gjatë e mjerimit
Në sytë e errësuar lind trishtimi.

II.

Nga brendia e rropullive
Çdo mbrëmje dhe mëngjes
Dëgjohen daullet e urisë
Parakalojnë si mumie të gjalla
Nëpër varre gjysmë të hapur

Janë krijesa që bredhin rrugëve
Pa letërnjoftim
Bredhin si hijet e vdekura
Athua vallë janë njerëz të humbur
Në këtë shoqëri të pashpresë

Lypsarë të vegjël e të mëdhenj
Krijesa pa një të nesërme
I zgjasin duart e zbrazëta
Diku në zbrazëtinë e ndërgjegjes
E cila mbase paska vdekur për së gjalli.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s