Poezi nga Sahit F. Osmani 

Poezi nga Sahit F. Osmani 

 

AI ÇAST…

S’doja të largohesha nga vetvetja
E bukura hijeshonte në çdo çast
Në pasqyrë i shkëlqente e vërteta
Hija e gënjeshtrës i mbetej pas

Mashtrimit të kohës nuk i dihet
Mjafton një çast dhe të mund
Jeta të ngatërrohet dhe vritet
Shpirti derdhet hapësirës pa fund

Arsyea pse e doja dhe e dua
Më mbeti përgjithmonë në kujtesë
Një dashuri e mbushur me shpresë

Bukuria e saj hijeshonte për mua
Zgjuar a në ëndërr dua që ta shoh
Ai çast më mban peng në çdo kohë.

 

PEMA E BUKURISË

Çka me të than ma shumë pemë që të kullojnë frutat
Si gjinjtë e gruas shtatëzënë që pret gjallesën e vet
Nën gjethe të fekton e veson të kuqtë e bukurisë
Cila dorë do të arrijë atje lart majën e degës
Stina e bukurisë të ka pjekur kurrë s’do të jesh si mê parè
Shtati yt me hire çel dashurinë në kopshtet e jetès
Si me magji të dritës rrok frutat yje
Gishtave pikojnë ngjyrat e dëshirès së marrëzisë
Shtati të dridhet nga pambarimi i dashurisë
E pret të rrëzohesh mbi urën e përqafimit
Ku frutat fëmijë të dalin përpara të ngazëlĺyer
Me sytë tek ti pemë e bukurisë ku shpirti lulëzon në çdo stinë;

 

Ecim…

Drejt superiores apo marrëzisë
Dikush qendrës dikush periferisë

Rrugët e së drejtës ngushtohen
Sheshet e së keqes zgjerohen

Stinohet koha të përjetësohet e mira
Në rrjetë merimange gatuhet e liga

Shkon e sotmja vjen e nesërmja
Në peshore nga thika dridhet jeta

Zogut për cicërimë i pritet gurmazi
Krimi shpërblehet me monedha ari.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s