FAQE PAS FAQE

Bashkëbisedimi me shkrimtarin dhe studiuesin Gazmend Krasniqi, jo vetëm që shkoi mirë, por qe dhe një kënaqësi, mbasi biseda jonë sa ç’ishte letrare, ajo doli dhe në terrene të tjera të kulturës dhe dijes. Pikërisht këtë situatë kam sjellë në gazetë nga biseda jonë.
Shkrimtarja e afirmuar Eli Kanina, i ofron këtë radhë lexuesit, një shkrim elegant, mbushur me përjetimet (në fëmijërinë e saj), kur pati lexuar librin “Zhelani i vogël” të Xhejms Grinvudit. Autorja zbret në psikologjinë moshore të fëmijës, rrëfen gjendjet e saj të atëherëshme, përfytyrimet paralele me librin, përfshirjen e saj në subjektin e novelës, pra në një farë mënyre e “merr lexuesin përdore”, dhe e zbret në fëmijërinë e saj, e fut në labirinthet e librit edhe të ndodhive të saj të njëllojta me subjektin. E gjitha kjo nën okelion e madhe “MË KUJTOHEN. AUTORË DHE LIBRA”.
“Vathët e nënës” e ka titullin tregimi i shkrimtarit Pirro Loli, një tregim i përjetuar dhe me shumë sendiment, për të vazhduar proza me një skicë shumë fine të Alda Taçe Shpata, që përherë i ka sjellë lexuesit “puntata” shumë të bukura nga proza e saj.
Poezinë këtë radhë na e përfaqëson Vojsava Nelo, me një cikël interesant e poezi të veçanta, plot frymëzim, delikatesë të shkruari, ndjesi dhe frymëzime të hijshme.
Një nga shkrimtaret tona më të afirmuara, dhe njëkohësisht të konfirmuara si ndoshta më e botuara jonë në Itali, Irma Kurti, vjen këtë radhë në MAPO letrare, jo me një krijim të sajin, por me një sajdisje që i bën lexuesit, duke i sjell të shqiptuara dhe të përkthyera, pikërisht këtij lexuesi një nga vokacionet më të mira të poezisë italiane, Alda Merinin. Një përkthim exelent.
Veç Alda Merinit, në këtë numër gazete, ka dhe letërsi të Ernest Heminguejt, Ana Belozoroviçit, Velimir Shlebnikovit dhe Vladimir Nabokovit, letërsi mjaft interesante dhe plot kërshëri për tu lexuar.
“Poeti shtat vogël” titullohet shkrimi memuaristik i Xhahid Bushatit, i shkruar me shumë mall e dashuri, me respekt dhe dhimbje, pikërisht për bashkëqytetarin e tij, Frederik Rreshpjen, poetin e madh me shtat të imtë.
Ernest Marku me një këndvështrim krejt origjinal, me një analizë e gjykim të kthjelltë e racional, na shkruan për romanin më të ri “Margaritari i një çmendine”, të prozatorit të njohur lezhjan Salvador Gjeçi, që i ka sjellë bibliotekës së prozës së sotme vërtetë një prozë dinjitoze, të shkruar me kujdes e skrupulozitet, me vetëdijen e një prozatori të maturuar, që është koshient për vendin e tij në letërsinë e shkruar aktualisht.
Gjithashtu në rubrikën “ESE. VITRINA E LIBRIT” është dhe një ese e imja që përcjell detaje nga proza e shkurtër e autorit Luan Xhuli, këtij prozatorin që i sjell lexuesve herë pas here tregime interesante, përjetime të veçanta, të shkruara me një realizëm të admirueshëm.
Në QUARTET janë katër poete aktive në poezinë e sotme të shkruar, tek të cilat lexuesi ka parë përherë tekste të bukura, materiale të frymëzuara, poezi të këndëshme. Këto poete janë Lumturije Furtuzi, Kozeta Zavalani, Adriana Benga dhe Amijete Çollaku.
Falenderoj nga zemra të gjithë këto autorë, që sollën materiale serioze, të kuruara mirë, të shkruara bukur, për Suplementin Letrar të Gazetës MAPO të kësaj së shtune dhe të diele.
Mirënjohje dhe autorëve që kanë dërguar materiale, ku më të mirat, të shkruar me maturim, që u përshtaten rubrikave të gazetës, do të botohen në numrat në vazhdim. Patjetër ato që s’na zhgënjejnë kurrë janë lexuesit, që marrin në mirëbesim atë çfarë ne shkruajmë.

 

Nga: Mark Simoni

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,277 hits

September 2019
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List