Poezi nga Kolec P. Traboini
DUA TË SHKOJ NË SHKODËR
Dua të shkoj në Shkodër!
Më ka marrë malli
për shegë Bahçallëku
e buzë liqenit
për nji peshk në tjegull.
Të isha fëmijë
edhe nji herë
kisha me vrapue
si i marrë nëpër rrugë
pa frikë e drojë
se kishin me më qeshë.
Eh, si na iku jeta
për duarsh
e ujnat ikën në det
për mos me u kthye
ma kurrë – edhe shiu
nuk bjen ma si dikur.
Prej larg
ma ban me sy një shegë
e unë pa e prekë me dorë
nuk mundem me dekë!
“Ode për Shkodrën” 2019
K. P. Traboini, në një takim për poezinë, Elbasan, 21 shtator 2016.




























Leave a Reply