SIMBIOZË SHKODRANE (Poezi në frymë të Gegnishtes) / Kolec P. Traboini

SIMBIOZË SHKODRANE
(Poezi në frymë të Gegnishtes)
Kur na zë gjumi me gratë
Rozafat që fati na i ka dhanë
ne i ndjejmë ninullat
që zbresin prej kalasë.
Në një djep druni
premë prej pyjesh paganë.
E lumejt e tamlit
dallgëmbytun prej andrrave
harbuem si të ishin Kiri
Drini e Buna.
Dashnija
e dhimbja
e malli
e halli
drita
e errësina
kanga
e vaji
plumbi e pëllumbi
e gjarpni nën gur
flenë krye në krye
nën hijen tragjike
të harkadave.
Nuk ka pse t’i ankohna
as Zotit e as dreqit
për rrëmetet që lashtësia
ne bijve të Teutës
na i përcjell.
As për fatin që na vuni
këtë rrisk biblik
ne shkodranëve.
Të rrojmë si në legjenda
e t’i mëkojmë fëmijët
me tamël prej guri
edhe sot
mbas dymijë vjetësh…
Qyshkur vumë themelet
e qytetit mbi gjinin e bardhë
të një gruaje
me këtë simbiozë sizmike
kemi lindun.
Kolec P. Traboini
Boston 2006
“Ode për Shkodrën” 2019

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s