Kalendari poetik: Louis Untermeyer (1885-1972) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Louis Untermeyer

Kalendari poetik: Louis Untermeyer (1885-1972)

Poet amerikan, kritik letrar dhe botues, u lind më 1 tetor 1885. Ishte i katërmbëdhjeti që emërohej në vitin 1961 “Consultant in Poetry to the Library of Congress”. Librin e parë me poezi, me titull “First Love” e botoi në vitin 1911, ku duket qartë ndikimi i poetit gjerman H. Heine dhe britanikut Laurence Housman. U nderua me çmime të shumta për krijimtarinë letrare. Për sot kam përgatitur këtë shqipërim prej tij:

IRONI

Përse gjërat që s’njohin vdekje
Janë ato pa pikë jete!
Dhe mund ta gjesh përjetësinë
Në dhé, në një gur pa kuptim.
Një fije pluhur, një gjë koti
Merr këtë dhuratë nga Zoti.
Dhe një guriçkë në çdo udhë,
Atje e ke, nuk vdes kurrë.

Prisnin etërit tanë barin,
Tani u rritet sipër varrit;
Ja përroi, me ujë një gisht
Po aty rrjedh, përjetësisht.
Dhe asnjë vdekje nuk e vret
Ranën që plazhit shtrihet qetë…
I mençur, i fortë njeriu…
Prandaj dhe vdes i ziu.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s