NË SHKODËR PËR POEZINË / Nga: Albert Vataj

NË SHKODËR PËR POEZINË

Shkodrën e gjeta të larë në të florinjtën e një dielli fillimvjeshte, kur lashë mjetin që më sillte nga Tirana dhe ju drejtova Teatrit “Migjeni”, ku isha i ftuar të merrja pjesë në promovimin e librit me poezi të poetes, Elida Rusta, “Engjëjt nuk mbahen për dore”. Nxitova të kapja orën fiks. Kur ngjita shkallët për në hollin e katit të dytë të “Migjeni”-t, gjithçka ishte gati, çdo gjë ishte një befasi e vërtetë. Kjo ishte Shkodra, Shkodra që hynte në vjeshtë me pranverën e një zemre poetike, me ligjërimin e poezisë, një dashurie të lartë. Shkodra që kumtonte festiven e një krijimi poetik nga tempulli i artit, nga ajo faltore ku gjenerata të tëra artistësh i dhanë artit skenik një galeri të pasur më vepra që e ngjitën “Migjenin” në konstelacionin e yjësisë së lavdisë.
Në këtë promovim ishin të ftuar të gjithë, dhe të paktë ishin ata që nuk patën mundësi të ishin pjesë e këtij evenimenti kaq mbresëlënës. Me moderimin rrezellitës të Helena Halilaj, gjithçka e këtij promovimi nisi si një kremte festive, vijoi si një ligjërim i shpirtshëm dhe përfundoi ashtu me një zëshmëri miqësish dhe përgëzimesh. Të nderuar të këtij promovimi, ata të cilët kishin diçka obliguese për të kumtuar, ishin i madhi Fadil Kraja, Sadik Bejko, Zija Vukaj dhe unë.
U fol për librin për poezinë për artin, u fol për magjinë e krijimit që bashkon në kremtime të tilla poetë, artistë, njerëz të shquar, admirues të këndimit të shpirtit.
Magjinë e kësaj kremte festive e shtuan interpretimet e Drane Xhaj dhe Agron Dizdari, aktorët e shquar të Teatrit “Migjeni”, të cilët interpretuan poezi nga libri, i dhanë zë prej zemrës së tyre shpirtit poetik të Elida Rustës.
Minutat e këtij takimi për poezinë zgjodhën një finale, takime, foto dhe autografe dhe një kafe me autoren. Ky ishte promovimi i një libri, gostia e një dashurie eteri që vetëm në Shkodër marrin kuptim. Gjithçka ishte perfekt. Vetëm aty të rrokin me kaq shumë mall dhe pozitivitet. Kjo do të thotë se në Shkodër ende bëhet art, promovohen vlera, manifestohet ai solemnitet që i ka hije vetëm asaj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s