Epigrame nga Iliaz BOBAJ

Epigrame nga Iliaz  BOBAJ

 

VARFËRIA

E varfër shumë kjo botë njerëzore,
varfëria e saj nuk ka të sosur.
Në të gjen aq shumë njerëz me shpirt bosh
dhe mendje të leckosur…

 

PËRMENDORJA

Mbërriti një lajm i hidhur:
janë vrarë tre Ufo,
në një grevë kundër mbretit të tyre,
diku në Gjithësi.

***
Së afërmi,
do t’u ngrihet përmendore në Shqipëri.

 

DY GJYSMAT

Tani turma është ndarë në dy gjysma,
secila gjysmë këmbëngul në të vetën.
Kënaqen duke kundërshtuar njëra – tjetrën.

 

TRENI YNË

Treni ynë ecën ashtu siç di:
nisemi për në Europë,
mbërrijmë në Azi.

***
Drejtuesi i trenit,
na çon ku të dojë.
Turmat janë thjesht pasagjerë pa gojë.

 

LARASKA

Për të bërë zhurmë e shamatë,
s’duhen shumë, veç një laraskë…

 

PSIKOLOGU

Mjekët thoshnin se qe me të meta mendore
dhe në shkollë nuk meritonte as dysh.
Tani ka blerë një diplomë dhe është psikolog,
në një spital psikiatrik.

 

PUSHTETARI

Ai flet, premton, ashtu kot më kot,
fuqishëm e duartroket njerëzia.
Dhe tani më thoni :
në cilën anë është hipokrizia ?

 

BOTA

Një pyll i dendur, kjo botë e mbrapshtë,
rrallë takon njerëz,
më shpesh takon kafshë…

 

PËRCAKTIM

Për dikë, që hallakatej nëpër fjalë,
si këmba nëpër këpucë me lidhëza të palidhura,
miku im, Bedriu, tha një fjalë me vend:
-Ai njeri,
është pakëz i shqepur nga mendtë.
***
Dhe po të vësh re rreth e përqark,
këta mendjeshqepur nuk janë dhe aq pak…

 

PAMJE E DITËS

Natyrë e qetë në stanin e deleve:
një tufë me ujqër,
në vend të çobenjve…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s