Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

Poezi nga Valbona Pullazi Kaimi

 

Pritja

Ndjej mungesën,
avull pas qënies,
zhurmë pas zërit,
aromë pas prekjes…

E di!
Dhe për këtë s’ kam faj,
dhe për këtë kam faj.
Pranitë flasin,
mungesat thërrasin.

 

***

Ndonjëherë bëhem heshtje,
fjalët bien si gjethe të lodhura,
marrin aromën e stinës,
lagur me shi loti…

Ndonjëherë jam ngjyrë,
strukur në kërcitje zhurrmash,
pa gjumë si lumi,
me ndjeshmëri ajri,

Rrallë herë drita,
fshihet pas reve të rënduara,
me avuj djerrë..

Herë- herë bëhem emri im,
herë- herë emri im jam unë,
mozaik mendimesh,
dritë- hije,
në një vjeshtëz shtatori !

 

***

Mendoj shpesh,
urën, si nyje lidhëse.
Unë dhe ura,
që lidh 2 brigje…
Unë,
ndarë në dy pjesë,
mes jetës dhe mallit,
mes dashurive të vjetra e të reja…

Rastis të mendoj se duhet të zgjedh
heshtja më mbulon shpirtin,
psherëtij dhe  pëshpëris,
s’ ndahet vijëzime bota ime…

Kur hyn dashuria
s’ ka vend për zgjidhje,
të pushton magjia,
zemrës s’ ja grabis dot ndjenjën
s’ e fsheh dot diellin brenda meje …

S’ka dilema e pengje,
veç dashuri, shumë dashuri !

 

***

Përtej dritares sime vjeshta luan…
Lojë ngjyrash, lojë prekjesh, lojë fëshfëritjesh…
Akuarielit penelatë luan dhe me mua.
Lojë ndjenjash!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s