Kalendari poetik: Sergej Aleksandroviç Esenin (1895-1925) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Sergej Aleksandroviç Esenin (1895-1925)

Si sot, më 3 tetor 1895 u lind liriku i madh rus Sergej Esenin. Jeta e tij qe fare e shkurtër, por e vrullshme; në vitin 1913 i lindi një djalë, nga një marëdhënie me një shoqe pune. I biri i tij, Jurij Sergejeviç Esenin vdiq në vitin 1937 në njërin prej gulagëve të Stalinit. Esenini e përkrahu i ngazëllyer revolucionin bolshevik, por u zhgënjye shpejt, madje shkroi edhe një poezi me titull “Tetori i mbrapshtë më zhgënjeu”.
Marëdhëniet dashurore të poetit qenë të shumta; u martua pesë herë; pati edhe një tjetër bir jashtë martese me poeten Nadjezha Volpin, Aleksandër Esenin-Volpin, i cili në vitet ’60 qe veprimtar me rëndësi i lëvizjes disidente bashkë me Andrej Saharov-in, më pas u largua në USA dhe u mor me matematikë.
Në vjeshtën e vitit 1921 u njoh me balerinën amerikane Isadora Duncan në studion e një miku piktor, ajo dinte nja dhjetë fjalë rusisht, ai nuk dinte asnjë anglisht; në vitin 1922 u martuan. Bënë edhe një turne bashkë në Evropë dhe në USA, por nuk i priu martesa me balerinën. Nofka që i vuri shtypi huaj “burri i balerinës” i rrinte ngushtë poetit. U dha pas alkolit, shpesh shkatërronte nën efektin e tij dhomat e hoteleve dhe restoranteve. U nda me balerinën, që pat filluar si nënshtetase sovjetike të kërcente mbështjellë me flamurin me drapër e çekan. U njoh, u dashurua dhe u martua në praverën e vitit ’25 me Sofia Tolstaja-n, mbesën e të madhit Lev Tolstoj. Policia sekrete që atëhere quhej GPU kishte kohë që gjurmonte Poetin. Për ta shpëtuar nga kthetrat e GPU-së (sepse Esenini i pat shtuar kritikat ndaj regjimit bolshevik), Tolstaja arriti edhe ta shtronte në një klinikë psikiatrike; por nuk mundi ta shpëtonte nga vdekja. Në mëngjezin e datës 28 dhjetor 1925 u gjend i varur në dhomën e tij në hotel Angleterre në Leningrad. Varianti zyrtar qe vetëvrasje, por pa përmendur dëmtimet në krahun e majtë, një prerje të thellë në të djathtin dhe mavijosjen e syrit të djathtë. Ata që e vranë, në bashkëpunim me poetët spiunë sajuan edhe një poezi “Lamtumirë, o mik lamtumirë…” poezi që na e shesin si krijimin e fundit të Poetit. Vetëm gjaku, me të cilin spiunët e GPU-së shkruan atë poezi, qe i Poetit.
Edhe sot nëpër tekste të ndryshëm, si dhe letrarë filokomunistë, mbështesin dhe përhapin (sikur të jenë bashkëpuntorë në krim), variantin e vetëvrasjes së Poetit që aq shumë e deshi jetën.
Sot do të sjell një shqipërim prej tij.

ZEMËR E ÇMENDUR…(Глупое сердце, не бейся!)

Zemër e çmendur, mos rrih kështu!
Dihet, lumturia të mashtron,
Vetëm lypsi pakëz fat kërkon
Zemër e çmendur, mos rrih kështu.

Hën’ e zbehtë, si magji ndër ëndrra
Derdhet mbi gështenja e mbi shtigje.
Del Lela me shallvaret e gjëra
Dhe unë pas një perdeje fshihem.
Zemër e çmendur, mos rrih kështu.

Shpesh herë si fëmijët, me lot
Edhe qajmë, apo dhe gajasim:
Ashtu si na vjen në këtë botë
Gëzim apo trishtim, sipas rastit.
Zemër e çmendur mos rrih kështu.

Pashë vende gjatë jetës, plot.
Lumturinë gjurmova kudo,
Por çka më deshi shpirti më fort
S’e gjeta kurrë, më s’e kërkoj.
Zemër e çmendur mos rrih kështu.

Por jeta s’na gënjeu aq shumë.
Sërish do të pimë me furi.
Zemër, nëqoftëse ty të vjen gjumë,
Këtu të flesh, mbi gjunjët e mi.

Mbase, për ne shkroi gjëkund,
Fati, si ortek që vjen furishëm
Dhe do t’na përgjigjet më në fund
Dashuria, me këngë bilbilësh.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s