Poezi nga Baki Ymeri / Shkëputur nga vëllimi poetik “Mbretëria e fjalëve”

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
HYJNESHA E DASHURISË
 
Në horizontin e shenjtë
Ti je energjia ime e gjallë
Perëndesha e dashurisë
Shenja e fshehur në dritë
Kur je afër diellit digjesh
Kur je larg meje ngrin
Siç ngrin fjala e papërkëdhelur
Gjatë natës je heshtja e madhe
Që dremit me buzëqeshje engjëlli
Dhe ëndërron rafte bibliotekash
Dhe anije të ngarkuara me fjalë
Je një shpirt i zgjedhur
Që rezaton finesë e fisnikëri
Bukuri e gërshetuar me besnikëri
Në magjinë e dritës je zjarri im
Që u dhuron vargjeve frymëzim
Je magjia e fontanave të fushës
Fusha e dredhëzave të ëmbla
Lulishtja e fjalëve të urta
Dhe je hyjnesha e dashurisë
Që i shpie frymëzimet e poetit
Në trojet e bekuara të përjetësisë…
 
 
 
ZËRI I ZOTIT
 
Në fytyrën tënde
E shoh shëmbëlltyrën e Zotit
E dëgjoj, të dëgjoj dhe të shoh
Kur ma pjek kafenë
Në tavernën e fjalëve
Që rrokullisen nga qielli
Dhe zbresin mbi trambulinë
Zërin e Zotit e dëgjoj
Dhe zërin e dëshmorëve
Me turmën e engjëjve
Që vijnë e vijnë dhe vijnë
Për ta krijuar Shqipërinë
 
 
 
ZJARR I PASHUAR
 
Të desha të dua
Dhe do të të dua
Siç e dua detin me diell
Derisa shtatëqindmijë yjet
Do të rendin njëri pas tjetrit
Porsi patat në qiell…
Të kam shpirt
E të kam xhan
Të desha të dua
Dhe do të të dua
Derisa do të thahet
Pika e fundit
E ujit n’oqean…
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Mbretëria e fjalëve”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s