Poezi nga Behare Daja – Kasa

Poezi nga Behare Daja – Kasa

 

Njerëz pa kohë

U mpakën ëndrrat, ç’ndodhi vallë?!
U frikën nga harresë e kohës?
Mos vallë koha hodhi baltë,
Mbi trupin si qefin të botës?

Nën trok kalorësish kjo koha juaj,
Seç ka ndaluar e më nuk rrjedh,
Muzikë e ëmbël e shpirtit tuaj,
Eshtë mbushur plot maraz e helm.

U mpakën ëndrrat, nuk ka më zëra,
Mjerim i shpirtit seç zë e klith,
O ju mjeranë me shpirt të bluar,
Me ç’ngjyrëzeza jeni ujdis?

As lulet jo,nuk mbijnë më,
Veç ferr’ e driza ky shpirti juaj,
As hënë e diell lart në qiell,
Nuk e ndriçojnë zezonën tuaj.

 

Ngatërresë

Më ngatërrohet malli
Si era me flokët e mi
Që lot me to plot përkëdheli.

Më ngatërrohen prekjet
Si mollëzat e gishtave të tu
Tek drithshëm më prekin.

Më ngatërrohen puthjet
Si bleta mbi lulëzat,
Gjithmonë nektarin në thithje.

Më ngatërrohet pritja
Si sekondat një shekull
Tek i numuroj në ikje.

 

Kjo vjeshtë ndryshe…

Erdhi kaq ndryshe kjo vjeshtë këtë herë,
jo simfonisht si herët e tjera,
as gjethet s’e kishin hijeshinë e rënies,
nuk buzëqeshnin si ngahera.

Erdhi kaq ndryshe kjo vjeshtë këtë herë,
ndoshta i erdhi keq për dallandyshet në ikje.
Çudi! S’është hera e parë që ndodh kjo gjë,
por këtë herë kjo ardhje ishte ndryshe.

Po si nuk e ndjemë më parë këtë gjë?!
Mos vallë kaq shumë u verbuam?!
Mos vjeshtëartën me petkun e saj,
ne njerëzit kaq shumë e lënduam?!

Dhe hodhi kjo vjeshtë lotë stuhish,
mbi lule,mbi gjethe, mbi supe,fytyra,
pa hodhi dhe rrebeshe xhindosje fantazmash,
me kthetra ua çorri buzëqeshjet fëmijëve.

Nuk ishte bujare kjo vjeshtë këtë herë,
lodrat vogëlushëve me nge ua prishi,
gjumin nga qepallat me net ua largoi,
qiellit të hapur i la të lemerisur.

Ah, kjo vjeshtë e plakur si erdhi,
baltosur fund e krye këtë herë,
te artën e gjetheve pabesisht e përçmoi,
mes nesh la britmat e çirrjet.

 

Shënim i Botuesit

Autorja Behare Daja Kasa vjen në poezinë shqipe me stilin dhe gjetjete e befta poetike , të cilat lakonizojnë muzikalitetin fjalë tek kuptimi metafizik dhe figuracioni që përmes mezashit social- psikologjik shpreh larminë jetë por dhe reminishencat e saj, në ngjyra dhe dritëhije, në petkun e stinës por dhe regëtimat e saj, në kohezionin kohë por dhe pasthirrmat e dëgjuara, të cilat për më shumë janë gjurmëhapa të një egzistence që vjen për të ripërtëritur veten në kufij dhe horizonte të reja. Ajo që ndesh në stilin dhe prurjen poetike është elokuenca e vargut dhe fryma përshkuese e gjithë poezisë, e cila herë përmes vargut të lirë e herë formave klasike (strofë e rregullt) në një këndvështrim më të detajuar të përball me rrymat letrare  postmoderne e të shëtit në përtejskaje, atje ku depërtimi i zakonshëm bëhet i murgët dhe si në pështjellim  kërkohet shenja e dritës dhe jetës, si burim dhe energji e pashtershme për të zbuluar dhe kuptuar mendësinë e një bote, e cila shpesh e më shpesh pas fasadaës rrëzëllim fsheh rrënjët e dhimbjes që dhe e ka ngritur në kulmet më të larta qiell. Rrafshi më i gjerë i gjithë poetekës së kësaj autoreje prek aspektin etik e shoqëror (përditësi e vijëzuar në kufijtë e ndërgjegjies si mënyrë dhe formë zhvillimi), prek problematikën e saj ( gjithë oshilacionet që e shoqërojnë), prek elemntin lirik ( si fluiditet i një ndjenje që kalon përmes ndjesisë shpirt dhe vlerë njerëzore) dhe për më tepër konceptohet si risi dhe prurje estetike, e cila të bën ta lexosh dhe rilexosh për të kuptuar por dhe ndjekur atë hapësirë që rilind muzave e përthyhet në hone shpirti.

Agron Shele, shkrimtar, poet

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s