Poezi nga Miradije Ramiqi / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Hirësi përrallore”

Poezi nga Miradije Ramiqi
 
 
Dëshira brenda tokës
 
Udhëve të braktisura trazo
gjethet e shpërndara të vjeshtës
fshehur është në qetësi
një frymë shpupurisësh
puthjen e fjetur zgjon
në brendinë e tokës së zjarrtë
dashuri e tretur kërkon
mosnjohja e dëshirës është
më e vogël se njohja
një ditë tjetër do të vijë
shumë më e gjatë se premtimi
në takim me dhembjen
përballon mallin e ngelur peng
në shtratin e kujtimit
përjetimet pergamenë mbyllë
në ngjyrë në një pikturë
në një rrugë plotë drithërimë
”Dhjetë e gjysmë
e mbrëmjes në pranvere”*
heshtja ta zbuloi kujtimin
në pritjen e gjatë
fjalë e zjarrtë pëshpëritëse
etjen ta shuaj kërkon
në shtratin me ngjyra
me djersën e trupit shkrihen
në një pikturë surrealiste
brenda tokës së lashtë.
 
* Titulli i librit; M. Jursenar
 
 
 
Të huajsim i vonuar
”Tokës sime të përvuajtur”
 
Nën errësirën e hënës të gjeta
në plotëninë time do të mbyll
e të marre krejt çka dua unë
të shtrëngoj fortë e sigurt
nuk do të lejoj të me ikësh
do të të ndjek deri në (I)liri
atje ku të gjithë fiset e saj tretën
me shekuj nën trysninë e huaj
heshtjen do ta k(th)ej sot e nesër
derisa të arrij atje prej nga erdhe ti
do të mësoj edhe për shumëçka tjetër
deri në pleqërinë e vonë
që s’arrita ta zbuloj
në rininë e hershme
lashtësinë që nuk e mësuam kurrë
dhembja kapërceje kufijtë e saj
arriti deri në rizbulimin tonë
shumë shekuj më vonë
 
 
 
E kremte në natyrë
 
Më vjen me këngën e Elvis Prislit
dhe zogjve në degë
me ngjyrën e Van Gogut
shiun pranveror
ndezë në ngjyrë luledielli
shqetësimet e shpirtit
thyhet korniza
nga përkëdheljet e trupit
drithërimat këndojnë
në varg e në ngjyre
evergrinë hedhin valle.
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Hirësi përrallore”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s