Parajsa e mëkatarëve / Poezi nga Rita Hasi

Poezi nga Rita Hasi

 

Parajsa e mëkatarëve

Sapo dita solli me vete
lodren e saj te përditëshme
diellin
nje ulerime më e fortë
se ulërima e luaneshës lehonë
tundi tre katet e para të godinës
si shkund gjethet e verdha
era e vjeshtès.

Banoret e katit ku isha shtruar unë
në ankth
Zgurdullonin sytë
Nga vinte ajo ulërimë?
Ca me këmbe të fashuara
Te tjere me zorre neper kembe
Madje dhe një lehon ë që sillte
Në jetë fëmijën e nëntë
u ngrit mbi bërryla
Nga stoli i saj i lindjes.

Njësoj dhe banorët e katit
Përdhes
Guzhinjeres i ngrin në dorë garuzhdja
E gjella digjet
99 të sëmurët mbesin pa drekë
Po ulërima vazhdonte
Përshkonte betonet si të ishin baltë e njomë.
Gjer te gjallesat e katit nëndhe
Minjtë rëshqitnin frikshëm
Sikur po i piqte vapa e gushtit
– shtatori shenon datën tre-
Dyzetkëmbëshave Nuk u mjaftojnë
Dyzet këmbët për të gjetur
një vrimë më të sigurtë.

Dikur ulerima humbi fuqin
E topiti aroma e gjumit
Dora ime e ngrohtë
Që priste të bëhej dorë Nëne
përkëdheli ëndërren
E Dora tjeter imja
lutej në vend të mendjes
ta shpetonte atë jete nga vdekja.

Kur aroma e gjumii tim
mbaroi
Dita mblodhi e mori më vete
Diellin
Rrëzuar në tokë
Si një top lecke i grisur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s