Edicioni XIII: Velina TSENKOVA (Bulgaria) / Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar: “Trirema e Poezisë Joniane” – Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania (27 Shtator – 29 Shtator 2019)

Velina TSENKOVA (Bulgaria)
 
Velina Tsenkova ka lindur në 1 Shtator, 1966 në Pleven, Bullgari. U diplomua në St. Cyriland Methodius Universiteti “Veliko Tarnovo”, Bullgari, për Pedagogji. Ajo punon mësuese në qytetin Pleven. Poezitë e saj janë bërë pjesë e antologjive dhe revistave të ndryshme letrare. Eshtë vlerësuar me disa çmime. Libri i saj i parë, “Deceptive Closeness”, u botua në vitin 2006. Është në proces botimi vëllimi i saj i dytë me poezi.
 
 
 
ARRATISJE
 
Je duke shkuar diku larg?
Do të më lësh, duke munguar për një kohë të gjatë –
të rropatem duke të të kërkuar?
Në një qoshe diku,
në vendin më të largët
ne kujtesen time –
e fillove kngën,
dhe dërgove thjesht një belbëzim…
Thellë, ul sytë e mi…
Ti udhëton,
ka një vend për mua – unë e di.
A do të të bjerë ndërmend për mua në egzistoj,
thjesht duke hyrë në këtë dhome?
 
 
 
NGA SHTËPIA E DASHURISË
 
Nga shtëpiza i saj jetësore, e mrekullueshme,
a jam krejt e sigurtë se duhet të iki?
A do duhej shpresa ime të dorëzohej?
A duhej të guxoja ta mohoja?
Për tu mbyllur si një rrëmujë e qetë,
perla në vështrimin e një vajze …
Edhe “Po” edhe “Jo”.
Dhe pafundësia është e ngushtë,
horizonti mbetet akoma i paarritshëm.
Të paprekur – ai tingull i parajsës
nga gëzimi i bardhë, pa shenja dhimbjeje.
 
Solli në shqip Dashamir Malo
 
 
Poetë të Takimit Poetik Ndërkombëtar “Trirema e Poezisë Joniane”
Klubi i Krijuesve Jonianë, Sarandë, Albania
27 Shtator – 29 Shtator 2019
Edicioni XIII

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s