Misteret dhe magjia e natyrës nën mrekullinë e penës së pylltarit. Krimi mjedisor dhe mosdënimi i tij (Udhëtim në faqet e librit me rrëfenja “MAGJIA E NATYRËS” të  Ing. Kristo Kaurit) /  Nga: Agron MEMA

Misteret dhe magjia e natyrës nën mrekullinë e penës së pylltarit. Krimi mjedisor dhe mosdënimi i tij

Udhëtim në faqet e librit me rrëfenja “MAGJIA E NATYRËS” të  Ing. Kristo Kaurit

Të gjithë jemi rritur me botën e pyllit. Njohja me këtë botë plot mistere fillon qysh në moshën e fëmijërisë, me imagjinatën e përrallave, me ëndrrat e shfaqura që na trazonin gjumin, me librat që lexonim. Dëgjonim përrallat e rrëfyera nga gjyshrit dhe prindërit, nga edukatoret e kopështit dhe në trurin tonë fantazia krijonte mrekullinë që ndodhet në botën e gjallesave , banore të pyllit. Por edhe dimrit pranë oxhakut provonim ngrotësinë e flakëve dhe prushit të drurve, dhe në djep përkundeshim nga aroma e drurve të pyllit përzier me ninullat e gëzueshme të zërit të nënës që na kaplonin në gjumin e rritjes. Kur pylli zbardhej nga dëbora ngrinim gracka për shpendë apo gjitarë të ndryshëm. E më vonë, nxënës shkolle, me libra e me fletore të bërë nga drurët, me eskursione ku shkriheshim të gjithë nën mrekullitë dhe befasitë fatlume që na ofronte pylli në ç’do stinë; pranvera me shpërthimin e çeljen e luleve dhe harlisjen e lastarve të rinj, vera me freskinë e ëmbël të pyllit që nuk ka kondicioner në botë që ty ofron, vjeshta me verdhësinë xheloze dhe romantizmi i rënies së gjetheve nga puhiza e lehtë sëbashku me pjekjen e frutave të shumta e të shumëllojshme, dimri me çarçafin e bardhë të dëborës që i mbante ngrohtë rrënjët deri në pranverë. Të gjitha këto janë përjetime që na shfaqen si imazhe në kujtime. Por sa lexon librin e Ing. Kristo Kaurit zbulon se :” pylli krahas vlerës tregëtare dhe ekonomike, ka edhe vlera të tjera të çmuara dhe këto i zbulon gradualisht kur je në kontakt të vazhdueshëm me të…”. Por siç shkruam më lart edhe për inxhinier Kriston pylli është pikëtakimi me fëmijërinë. E gjithë jeta vjen si në ekran. Kristo kauri nuk i ka qëndruar strikt konceptit profesional të një inxhinieri me përvojë në pylltari, por ka dalë përtej kësaj kornize duke dhënë një modul dhe model të një intelektuali të mirëformuar dhe me njohuri letrare të plota dhe shtuar kolor në qasjen e tij me mënyrën si ka strukturuar librin duke e bërë të lexueshëm për këdo. Kjo vihet re tek esetë filozofike që sjell të përfshira në faqet e vëllimit të tij të botuar. E sjell me portretet e veçanta të shkencës dhe veprimtarisë shoqërore, me shkrimet ku shfaqen qëndrimet e prera e korrekte, konseguente dhe kushtruese deri ultimative ndaj fenomeneve negative ndaj pyjeve dhe gjelbërimit, duke krijuar një profil të vetin të veçantë, por dhe një qasje të veçantë në strukturimin dhe kompozimin e një vëllimi që e përcjell tek lexuesi duke dhënë performancën me nuanca të një mozaiku enciklopedik. Vjen përvoja dhe mendimi ndaj këtij realiteti të zymtë shqiptar që po ndodh me pyjet, por sillet dhe rruga e shpëtimit sa më të shpejt e për të bërë më të mirën, kjo në emër të dashurisë për jetën. Në pak faqe një botë e tërë nga mikrogjallesat e deri tek njeriu. Vjen harmonizimi dhe bashkëjetesa si dhe prishja e këtyre ekuilibrave mes tyre. Mjaft mbresëlëns është rrëfenja “ Po të dija shkrim e këndim do ti bija kambanës në fshat”, shkrim ku shfaqet haptazi, me ironi deri në sarkazëm, fati i intelektualit shqiptar në vitet pas 1990-ës. Ajo që e bën interesant dhe tërheqës librin, është fakti që autori gjatë strukturimit të veprës së tij, ka mundur të hulumtojë në jetën dhe aktivitetin e mjaftë personaliteteve që lexuesi i njeh në profil tjetër, por ata kanë dhënë kontribute edhe në drejtim të shkencës së silvikulturës. Kështu lexuesi njihet dhe mëson se poeti i madh gjerman, Gëte, ka botuar edhe librin “Përshtatja e bimëve” ,”…në të cilin me fakte argumenton zhvillimin e bimëve brenda ligjësive të natyrës. Njutoni shjegoi dhe argumentoi pse ra molla nga pema, por kurrë nuk ishte në gjendje të shçjegonte të kundërtën se si u gjend molla aty lart. Këtë magji të botës së bimëve e shpjegoi i madhi Gëte me logjikën e tij: Gjërat bien nën ndikimin e forcës së gravitetit dhe ngrihen, lartësohen në majën e pemëve nën ndikimin e forcës së rritjes dhe forcës së jetës. Këto dy forca janë ato që mbajnë në këmbë universin, ndryshe ai do të shkërmoqej dhe shkatërohej. E kundërshtuan dhe ironizuan Gëten duke i thënë se je poet, duke harruar se shkenca është pjellë e Poezisë së Natyrës. Gjithë jetën e quajtën vetëm poet dhe kurrë shkencëtar, por ai nuk u gjunjëzua. Duhej të priste ardhjen e Darvinit rreth 30 vjet më vonë që të njihej teoria e tij “Morfologjia e botanike e bimëve” ku argunetoi se njerëzit dallohen midis tyre nga pamja, karrakteri, zëri, por lulet dallohen nga aroma dhe nëpërmjet kësaj dallohen e komunikojnë me mjedisin(Faqe 28)”. Mjaftë tërheqëse vijnë shumë kuriozitete edhe nga jeta e Theofrastit, babait të sistematikës së bimëve. Si autor i “Historia e bimëve” ai kualifikoi dhe sistemoi më shumë se 550 lloje bimësh.

Kristo Kauri

Hera e parë që në periudhën e antikitetit shkruhet për bimët mjekësore dhe vlerat e tyre terapiotike. Theofrasti ka botuar edhe fjalorin e bimëve. Kur vdiq gjithë popullata e Athinës e shoqëroi me nderim arkivolin e tij. Në shek. E parë Dioskuridi përshkoi rreth 600 lloje që paraqesin interes mjekësor në librin e botuar në vitin 512 e.r.s.. Pas këtyre shfaqet Karl Lineu, babai i sistematikës bashkëkohore i cili përshkoi dhe sistemoi 14 mijë lloje(f.32). Autori sjell kuriozitete edhe për bimën që ndihmoi Prometeun për të fshehur zjarrin e rrëmbyer Perëndive dhe për t’ua shpërndarë njerëzve. Autori thotë se atë bimë sot e ndeshim në mjediset që ecim, lulëzon dhe bashkëjeton me bimë të tjera dhe nuk bën asnjë përpjekje për të treguar kontributin e saj të madh. Këtu autori aludon dhe ironizon egoizmin duke e përballur me thjeshtësinë si vyrtit dhe sjellje me vlera njerëzore. Nuk duhet të mbahesh me të madh e të mburresh për një të mirë që ke bërë, se atë ta dinë e ta çmojnë të tjerët. Më tej autori përshkruan karakteristikat e kësaj bime duke sejllë edhe kuriozitete nga lashtësia se Dionisi kish urshëruar të gjithë ata që pinin verë duhet të kishin vetëm bastune të përgatitur nga Ferula, sepse kur deheshin dhe ziheshin midis tyre nuk kishte pasoja serioze. Por për të mësuar se si e ndihmoi Ferula Prometeun, ç’farë vlerash mjekësore ka dhe ku dhe pse e përdorin naftëtarët, duhet lexuar rrëfenja e ing. Kristos. Po bëri mirë apo bëri keq që zjarri erdhi në tokë dhe si e përdori njeriu ndaj pemëve? Dhe këtë e mësoni sëbashku me rrëfenjën e Kakudas, Helmezës, që helmoi Sokratin. Në libër jepen edhe peisazhe të trishta e të dhimshme të egërsisë barbare të njeriut ngaj bimëve. Vijnë edhe përpjekjet e pylltarve për të shpëtuar bukuritë natyrore të “Rrepeve të Karahaxhit”. Në këtë masiv dallohen më shumë se 300 rrepe me moshë mbi 250 vjeçare të cilët vitet e para të demokracisë u rrezikuan nga dhëmbët e motosharrave dhe sot nuk do ta kishim këtë pikë turistike natyrore që për nga vlerat që ofron është destinacioni i katërt në Sarandë. Autori nuk harron të japë edhe karakteristikat dhe vetitë botanike të kësaj peme duke dhënë edhe alarmin se kohët e fundit është shfaqur tek kjo pemë kërpudha vdekjeprurëse, kanceri i rrapit. Inxhineri nënvizon në këtë rrëfenjë se :” kriza e mjedisit, është krizë e raporteve midis njeriut dhe natyrës, varfëri në gjetjen e pajtimit, modeleve, por mbi të gjitha është varfëri e shpirtit që duhet sfiduar.” Libri sjell fakte dhe kuriozitete për shumë bimë si dafina e quajtur druri i legjendave, ekualitet e Sarandës gati 30 m. Të lartë, lisat shekullor që kanë mbi 350 vjet që kanë mbirë në fshatin e tij dhe rrethinat përreth.Inxhinieri sjell shumë kuriozitete nga bota e bimëve si :” në një dru të shëndetshëm ekzistojnë 13 milionë rrënjëza me një gjatësi 300 milje. Këto rrënjëza janë të paisura me qime thithëse që arrijnë 14 miliardë dhe me një gjatësi 6600 milje, sa është gjatësia nga një pol në tjetrin.” Sollëm një mes dhjetra kurioziteteve të librit. Mjaft intersante janë shkrimet për admirimin dhe vlerësimin e njerëzve të mirë, pasi për autorin: “ ç’do njeri në botën reale dhe virtuale është i rrethuar nga njerëz të mirë dhe me vyrtyte dhe njeriu ndryshon duke u shoqëruar me njerëz të mirë. Por vijnë edhe zhgënjimet me shijen e tyre të hidhur, Zhgënjime nga njerëz që i kemi dashur sinqerisht dhe i kemi afruar shumë pranë vetes”. Ndaj , nisur nga kjo autori nënvizon se :” Kur e kërkojmë dashurinë dhe miqësinë e vërtetë pa u nxituar dhe ajo lëviz drejt nesh, vet universi na dëgjon dhe na vjen në ndihmë. Duhet të bëjmë kujdes, në gjetjen e saj nuk vendos truri, ai është prezent, analizon dhe gjykon…Në gjetjen e saj nuk vendos stomaku, xhepi, interesat, nevojat…Në gjetjen e saj duhet të vendos vetëm zemra. Ky vendim ka rëndësi. Vetëm ky vendim nuk do të na zhgënjejë kurrë ose do të na shoqërojë shumë pak.”. Autori sjell edhe mendime e qëndrime rreth situatës së sotme të pyjeve pasi: “ Ne kemi nevojë për shërbimet e saj dhe Natyra jep më shumë e gjallë se e vdekur” se “ Kur e kontakton për herë të parë pyllin të befason qetësia, të lumturon mbretëria dhe harmonia e drurëve. Kur kontakton Natyrën trupi dhe shpirti pushtohen nga hormonet e lumturisë dhe të gëzimit, mushkritë mbushen me ajër të pastër dhe falenderon Zotin për këta tempuj natyrorë që na dhuron. Kontakti me Natyrën dhe botën mistike të saj vjen me magjinë e dritës në pyll. (f. 83)”. Inxhiner Kristo kauri ngre alarmin se ky raport në ekosistem po prishet, po shkatërrohet pasi :” Zhdukja e natyrës dhe tjetërsimi i saj pa kriter, mosruajtja e raporteve territor-gjelbërim-ndërtim, “mbjellja” e mjedisit me çimento dhe hekur, janë krime mjedisore që nuk janë ndëshkuar kurrë. Që të mos përsëriten këto gabime dhe të zbuten sadopak efektet negative dhe të frikëshme të çimentos, duhet të ndryshojë qëndrimi ynë. Kur ekziston dashuria për qytetin, ekziston edhe shpresa për një jetë dhe një jetë më të mirë. Një njeri merr frymë rreth 9.5 ton ajër në vit dhe oksigjeni përbën 23% të ksaj sasie. Për prodhimin e kësaj sasie dhe për krijimin e kushteve normale për një qytet, çdo banori duhet ti sigurohet 9.5 metra katror sipërfaqe e gjelbër dhe të paktën 7-8 drurë të rritur. Pra gjelbërimi i qyteteve dhe zonave urbane është një domosdoshmëri jetike. Ato formojnë mushkritë e qyteteve që furnizojnë mjedisin me oksigjen, thithin CO2, pastrojnë ajërin, pluhurat, freskojnë mjedisin dhe bëjnë qytetin të jetueshëm. Fitoncidet e pishës, ekualiptit, blirit, panjës, dafinës, shkatërrojnë bakteret që janë me miliarda për çdo centimetër kub dhe i vrasin ato për 5-6 minuta. Që të ndryshojë gjendja, duhet të ndryshojë edhe mentaliteti ynë, modelet e dritanishme. Zgjidhjet duhet të jenë profesionalisht të qëndrueshme, ti rezistojnë kohës, zonave urbane, të jenë estetikisht të pranueshme, historikisht të jenë dru me vlerë, tu përshtaten traditave, por ajo që është më kryesore; tu përshtaten kushteve klimatiko-tokësore dhe bimësisë autoktone. Vlerësimi dhe gjelbërimi i çdo hapësire është një rezervë e madhe. Ato janë gjithmonë nën kërcënimin e privatizimit, mollë sherri për banorët dhe po humbasin funksionin e tyre…(f.89)”. Po e mbyll këtë shkrim me titujt e shkrimeve të fundit të librit pasi :” Bukuria e natyrës nuk është e përjetëshme, ajo duhet mbajtur që të mbetet e tillë, se jeta vdes aty ku vdes pylli dhe Saranda është përballë sfidave për një mjedis të shëndetshëm. Po të shikosh magjinë e pyllit të Butrintit dhe pyjeve të tjera, në trenin e jetës duhet tu jemi mirënjohës pyjeve se kanë edhe efekte terapeutike pasi nga përqafimi i drurëve mund të ndihmohet shëndeti i njeriut…” Si ndosh kjo? Duhet lexuar libri.Por perlat e penës së inxhinier Kristo kaurit, enigmat dhe kuriozitetet e shumta nga bota e bimëve, filozofia dhe eset e lidhjes së saj me jetën njerëzore, i zbuloni dhe i mësoni vetëm kur të lexoni librin “Magjia e Natyrës” . Faleminderit për këtë vepër ing. Kristo Kauri.

 

Nga: Agron MEMA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s