Poezi nga Altin Meçja
Vendosa ta lë duhanin
Mbrëmë në ballkon,
digjia fundin e cigares,
aroma e lëkurës sime mu vesh frymë,
digjej gishtash me fundin e filtrit…
Tymit mbylla sytë të shihja me ngjyra,
mes ngjyrash dallova sharlatanët,
ata kothere grricës së fundit të një tenxhereje.
Perdet ranë mes ngjyrash,
mu kujtua oshëtima e zërave të femijeve grykës së lumit.
Fëmijët sot u zhdukën.
Hipokritët qeshën delirit të kotësisë…
Sa mire që u dogja…!
Cigarja ndez dhe shuan ëndrra,
e unë vendosa ta lë duhanin…,
për të menduar më mirë, ndeza dhe një tjetër….




























Leave a Reply