KUVENDOJ ME HESHTJEN / Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

KUVENDOJ ME HESHTJEN

Më ndodh që flas me vete,
me heshtjen time shpesh kuvendoj.
Vetëm ato dinë të ruajnë sekretet,
veç atyre kujt tjetër t’i besoj?

I kam besuar dhe një peme në pyll,
pema që ngroh këngët e zogjëve.
Për ëndrrat kam pagëzuar një yll
kuvendoj me të nën dritën e lotëve.

Edhe me një lule plotë aromë
shkëmbej sinjale dhe buzëqeshje.
Filizat e sytheve të njomë
bëjnë paqe me këngën e bletëve.

Në jetë e mbaj ritmin e hapit,
me motivin e shtruar të këngës.
Kuvendoj shtruar me heshtjen
miken më besnike të zemrës!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s