MË FAL… / Poezi nga Kozma Billa

Poezi nga Kozma Billa

 

MË FAL…
U mbyll perdja,
shfaqja mbaroi,
ika…
duke marrë me vete fajin,
u ktheva i dërmuar, vrarë shpirtërisht,
mbajtur mbi shpinë gurin e pendesës,
një fjalë ma theu zemrën,
ishte nata e fundit.
Të kërkova në çdo kuintë,
renda çmendurisht,
asnjë lajm,
të ngrita përmendore në vargje,
i ledhatoja,
i laja me lotët e shpirtit,
dhembjen e kapërxeja me tymin e cigares,
në heshtje përtypja urinë e shpirtit.
Mos më pyet, çfarë ishim,
ishim ata që ishim dikur,
tani…
jemi ata që jemi,
në largësi.
@billakoz10102019

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s