Poezi nga Armenida Qyqja

Poezi nga Armenida Qyqja

 

KUR TË HUMBURA TË JENË FJALËT

Kur të humbura të jenë fjalët
sytë me vetëtimat e tyre,
fjalët e shpirtit le të thonë,
gishtërinj që dridhen mbi gjoksin tënd,
të dehur prej zemrës tënde i dashur,
me çdo prekje, të dua le të thonë…

Kur të humbura të jenë fjalët,
zemra që përpëlitet, si zog brenda meje;
Të dua – le të thotë përmes çdo fërfëllime,
heshtja e mekur le të t’i thotë të tëra,
puthjen tënde mes endjesh, në pritje…

 

REND PAS TEJE IMAGJINATA E MARROSUR

Vonohen mesazhet nëpër hapësira,
me to, vonohen edhe prekjet e tua të buta…
me lotët e zjarrtë të yjeve,
qajnë vështrimet e nderur në pritje,
zhytur thellë mes reve të kujtimeve,
fytyrën, dorën tënde kërkojnë…

Rend nata e pafrymë, qiejve të ndezur,
dhe bashkë me të, imagjinata e marrosur,
si një kafshë e dalë nga kafazi i shpërthyer,
me rrezen e parë të dritës, pranë të vjen,
mbi tempullin tënd përthyhet,
e njësh pas lëkurës  bëhet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s