Poezi nga Greta Kadare Teta

Poezi nga Greta Kadare Teta
 
 
***
 
Ti , se di sa shpirt më ke
 
Në netë me mure
më ke kujtuar para ëndrrës
 
Mbase më ke mbytur
në goten që pije me eks
 
Zemra të ka lëshuar, ta llastosh veten kaq
Herë në etje e herë në vrer.
 
 
 
***
 
I përhumburi shpirt
dhe kjo frymë që thellë, ther
Ju mendime që më lodhët
Ej, ti lot ç’ kërkon, ç’ rrefen
 
Në përhumbje edhe qiejt
dhembin, therin, retë rrëfehen
Derdhin sonte shi e pikëllim
Yjet fshihen, në të frikshmet mjegulla.
 
Dhe kur gdhin, mëngjesit gjallë
natës dërrmuar përtej ferrit,
diell të shpirtit duan sytë
lotin e natës kërkojnë ta tërin.
 
Vrap, sikur një uragan
nis vrull një tjeter ditë
e kështu vetja rrëfehet
Parajsë e Ferr përballë rrinë…
 
 
 
***
 
E ka provuar ta shqyejë veten
Ta hajë me dhëmbë,
ta grisë, si një pëlhurë
e pa oreks ta përtypë.
Por ajo vetja ka dhe hijen
i del përpara zemër dridhur
pikon melhem ta gostisë
e at’herë i vjen keq, o sa keq
i dhimbset hija çuditërisht.
 
Nuk ja duron lotët, kur i dridhen
e mërmërimat nis ja pi etshëm pa frikë.
 
Hija dhe heshtja të dyja
i luten, i luten, oh i luten!
Udhës së dhimbjes mos i braktisë.
 
Ajo në njërën dorë mban fatin
e pa fuqishme ta flaki, ta degdisë
Fati …, valvitet pafajsisht, flamurbardhë
e mungeses ja zë frymën me psherëtimë
 
Pastaj e gris prapë, vetë ja shqyen lëkurën
e rishtaz me lëkurë e qendis,
në nyje, çdo fundrresht e ngjit me një lot,
çdo fund dite e puth, tani nuk ka dëshire më …..jooo!
Fatin ta braktisë…!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s