Fjalë të urta nga Iliaz BOBAJ

Fjalë të urta nga Iliaz  BOBAJ

1. Nostalgjia është aroma e kendshme e kohës së shkuar. Ajo ngjan me aromën e petëlave të një trëndafili, harruar diku në fletët e një libri.

2. Artin e projekton talenti, e ndërton puna dhe e përzgjedh koha.

3. Fjala është si litari: ndihmon kur e përdor për të bërë punët e tua, pengon kur e hedh nëpër këmbët e të tjerëve.

4. Ka njerëz që falin gjithçka, për të bërë gjithçka ashtu siç e dëshirojnë ata.

5. Mbresat më të mëdha nuk na i lë e bukura, por e veçanta.

6. Aty ku mbaron durimi i nevojshëm, fillon nënështrimi i detyruar.

7. Mendimi ndryshe është një mendim tjetër. Ai vlen vetëm kur hap një horizont të ri, jo kur thuhet thjesht për të kundërshtuar mendimin e parë.

8. Në gjërat që gjen gati në jetë, je i detyruar t’i përshtatesh shijes së atyre që i kanë përgatitur ato.

9. Me ndërrimin e sistemeve, tek ne u prish një kasolle me drurë të kalbur dhe u ndërtua një tjetër me drurë të shtrembër.

10. Në jetë shumë njerëz i lëmë pas. Kjo është e domosdoshme, aq sa është e domosdoshme njohja e njerëzve të rinj. Ndryshe do të mbeteshim në vend.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s