Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Mendim

Dhe ikin ditët një nga një,
Dhe mua më shumë më ha meraku,
Çfarë ha,çfarë veshe,a fjete vallë,
Kush vallë të ngrohu tek oxhaku?

Mos vallë rutinë e tij e ditës,
Dremit me të, e rri zbuluar?
E në një cep të këtij oxhaku,
Mendimi ngulet i shamatuar.

E unë nga mendja s’të heq aspak,
E heshtin ditët si ngricë dimri,
Ja,erdhi vjeshta e iku prapë,
Stinë mbi stinë më fle mendimi.

 

Zhurmëri

Zhurmojnë retë, e nxinë qiellin,
Si shtriga nate nën rrebesh,
Nën një ombrellë të lakuriqtë,
Një kalimtar zë i përqesh.

Dhe shtyhen hapat,hiqen zvarrë,
Baltosur krejt nga shtrigë e djall,
Kjo kohë pa emër me shpirt të çalë,
Mes baltës çapat seç m’i ndal.

Zhurmojnë retë,e nxinë qiellin,
Dhe natëzeza mantelin hedh,
Neon i thyer i trotuarit,
Me zotin Krisht po më ngjaset.

 

Dhuratë

Gjithë botën do ta falja,
Nëse do të kisha pasuri,
Sixhadet plot ar do t’i shtroja,
E petkat larë me flori.

Por ti nuk je i tillë,
E dhuratat nuk m’i pranon aspak,
Jo se nuk të pëlqejnë të tillat,
Por dhuratat të pëlqejnë me varg.

E unë ca vargje ëmbël t’i shkrova,
Të thjeshta,ashtu siç dhe di,
P.sh: A do të doje të shëtisnim në park,
E ti mes fletëzash të më falje veç dy buzëqeshje,
E unë dy buzëqeshjet të t’i thurja ty varg?

Kjo është më e bukura dhuratë,
Hë pra,ma dhuro,ma dhuro pra ti!
Ti më fal veç dy buzëqeshje,
E unë po t’i vesh me poezi.

…në vend të varëseve gjerdanflori…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s