Poezi nga Bilall M. Maliqi

Poezi nga Bilall M. Maliqi

 

PËRROCKAT LE TË VËRSHOJNË

Në këtë kohë
Të pakohë
Vërshuan përrockat
U shuan lumenjtë

Edhe gjethet vjeshtake
Ngjitas për degë
Nuk bien në tokë

Fjala grushtohet
Nga alfabeti i zi
Përjashtohet

Kohë e nëmur
E rrahur me grusht(shteti)
Pëshurrin në lumenjtë e tharë

Përrockat le të vërshojnë
Nga ujët e pistë
Derisa lumenjtë ta pastrojnë
Shtratin e ndotur nga koha.

 

NJË JETË

Mes lindjes dhe vdekjes
Një jetë
Mbushur me duqe të mëdha
Ngarkuar në peshore të kohës

E mira e hap duqin
Që të rrjedhin të këqijat pikë-pikë
Për t’ia mbyllur kapakun të mirës së fryer

Medet një jetë e tërë
Mes lindjes dhe vdekjes
Me (plot) psherëtima
Që nxisin ofshama të dashurisë.

 

NË GJUMOREN E DASHURISË

Aty në meszemër
E vura kokën time
Për t’i dëgjuar tik-taket
E zemrës së munguar

Mos ta ngris kokën
Derisa t’i puçim buzët
E rreshkura (si) zjarr

E sytë t’i mbyllim
Për t’i kujtuar çastet
Si një reprizim ëndrre

Pastaj ç’të bëhet
Le të bëhet
Kur trupat tanë
Të shihen si një hije
Në gjumoren e dashurisë.

 

MATEM E ÇMATEM…

Matem me gjatësinë e hijes sime
Në atë korsi (gjysëm) të hapur

Një vertikale me horizontalen e shtrirë
Hija e pemës në mes
Vizaton trekëndëshin imagjinar

Ç’dëftim ëndrre m’u në mes të ditës
Në ballore të së dieles së fjetur

Matem e çmatem
Ta prishi atë trekëndësh të çastit
Mbi tumë të shihet (veç) vertikalja ime.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s