Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

MIKJA, NGA SARAJEVA…

Si Lumëbardhi, plot bardhësi
Prizrenit që i jep fllad e jetë e krenari
Fytyrë, pikturuar me fisnikëri
Syzënë malesh, jetë qëndisur n’dashni

Në zemër të Ilirisë, ku hirin e trazon, stuhia
Shqip i fliste motit, si Gjon Buzuku, dikur
Nuk i lëshoj tokat e gjakut, i kam si dashnia
Më janë bukë e jetës, si shqiponja n’flamur

Si Lumëbardhi, plot bardhësi
Më pret, te pragu i kullës, për një takim
Fytyrë, pikturuar me fisnikëri
Më shumë se dashni, mikja e gjakut tim.

 

N’VLORË, TË PAVARËSISË….

Mbi jetë, ra bora
Acarr mbi sytë me qerpikë gjarpërore
Ndal dakikun ora
Si këngën lahuta nëpër toka arbërore

Gurra e lotëve, u shterua, ngrirë rri gjaku
Gojët harlisen, damlla i ka prek fjalët me peri
Derën e madhe, t’mbyllur e mban konaku
Xhindet na u bënë çlirimtar, djalli po na fal liri

Mbi jetë, ra bora
Frikshëm, vdekjet ikin nga acari i lirisë
Ndal dakikun ora
Te njëzetëeteta, n’Vlorë të pavarësisë.

 

KU SERTI, ËSHTË MOTI…

Dy puthje, për një dashni
U kafshuan, nga buzët e lodhura, s’koti
Sikur mbi borë, kur bie shi
N’maja të bjeshkëve, ku n’sy ngrinë loti

Ftohtë ku qëndiset lumnia, nëpër jetën zjarr
Nën prushin e mbetur, ku buzëqeshje pi nata
Ndër shtatët e mbuluara, me pëlhurat, acarr
Si gjilpërat e jetëve, qëndisur me flokë t’gjata

Dy puthje, për një dashni
U kafshuan, nga buzët e lodhura, si loti
Sikur mbi borë, kur bie shi
N’maja të bjeshkëve, ku serti është moti.

 

Ç’BËHET, ME TY JETË…

Ç’bëhet, me ty jetë
Frika frikës, ia rrëfen rrugën, kah djalli
Sikur xhinde e sertë
Vdekje të rrotullohen, nën bebëza balli

Buzët trishtohen, t’puthin lumninë e dashnisë
Mbi maja të thinjave, sytë, shikimet i lidhin nyje
Mbi sofrën e bukës i vegon nata, ditët e lirisë
Balli, merr ngjyrë gjaku, shtatët mbeten pa krye

Ç’bëhet, me ty jetë
Nën bebëza balli, që vdekjet t’rrotullohen
Sikur xhinde e sertë
Me skamje e mjerim n’sofër që t’shtrohen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s