Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

JETA ËSHTË LUFTË

Fal Zotit,
e kam të mirë kujtesën,
sepse trurin
e kam ushqyer me dashuri.
Kam dhe një vatër
ku vadis harresën,
di të fal, por të harroj, kurrësesi.

Kujtimet s’humbasin
edhe paskëtaj,
kush harron ka vdekur shumë shpejt.
Kush di të qesh
di edhe të qaj.
kush di të qaj po aq mirë dhe qesh!

Jeta është luftë, ndaj luftojmë
nga mbëmja deri në mëngjes.
Plagë betejash
marrin poetët nëpër këngë
ndaj dhe quhen poetë.

Duke luftuar edhe adhurojmë,
plagët e dashurisë si yje.
Kujtesa e kujtesës,
bashkëdhëtare e stinëve
mbjellë nëpër dallgë poezie.

 

ZJARRI I MALLIT

Si shiu mbi supe kjo er’e mallit
Më futet thellë, deri në eshtër
Ky mall i shpirtit qenka si zjarri
Ah, Promete-kusar i ndershëm!

Ua vodhe zjarrin perëndive të qiellit
Të na djegësh ne të gjallë në tokë,
Në, bijt e shenjtit edhe të ferrit
Ne që dehemi dhe me një pikë lot.

Kjo era e mallit si era e zjarrit
Më djeg të tërin, si hi më tret
Pa këtë erë s’frymoj së gjalli
Pa këtë erë për mua s‘ka jetë.

Rend nomad nëpër gjysmëëndrra,
Krahët e mallit më bëhen elikë
Si dy pishtarë udhëheqin zemrat,
Zemrat janë qiej dehur me dritë.

Orbitat e yjeve janë lidhur me mall,
Pa mallin dhe zjarrin s’ka dashuri
Kur humbin këto çfarë mbetet vallë?
Malli i shpirtit dhe në gjithësi.

Në pasqyrën e fatit shihem rrallë,
Dikur kish diell, tani nuk ka ditë
Një jetë të tërë tretur në mall
Ky zjarr i mallit tretur në shpirt!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s