Zbigniew Herbert

Kalendari poetik: Zbigniew Herbert (1924-1998)

Ka datën e lindjes sot, më 29 tetor, Zbigniew Herbert, poet, eseist dhe dramaturg polak, njëri nga autorët më të njohur evropianë të shekullit të kaluar. Gjatë luftës II botërore në Poloni u krijuan dy formacione luftarake: Armia Krajowa me nacionalistë dhe Armia Ludowa e komanduar nga komunistët. Zbigniew Herbert u rreshtua në radhët e formacionit nacionalist polak – Armia Krajowa. Pati gjithmonë probleme me censurën politike komuniste polake. Pas lufte punoi disa kohë ne një bankë, por pas vitit 1948 u dha pas letërsisë, në vitin 1951, e përjashtuan nga Lidhja e Shkrimtarëve polakë…Në vitet 1986-1992 jetoi dhe punoi si gazetar në Paris në shtypin disident polak. Gjatë jetës fitoi mjaft çmime të rëndësishme letrare jo vetëm në Evropë. Ja shqipërimi që mendova të paraqes sot:

NJË RRËFENJË RUSE

Cari, ati ynë i shtrenjtë, shumë qe plakur, shumë. Tani, as një pëllumbi s’ia këputte dot kokën me duar. Rrinte ulur në fron, nopran si gjithmonë dhe i veshur në ar. Vetëm mjekrra i rritej dhe arrinte gjer në dysheme dhe më tej.

Tjetërkush qeveriste, por se kush, nuk dinte gjë kurrkush. Kurreshtarët rrekeshin të përgjonin te dritaret e pallatit, por Krivonosov vuri trikëmbësh në çdo dritare. Kështu, vetëm ata që vareshin mund të shikonin gjithçka.

Më në fund baba Cari ynë i shtrenjtë vdiq një herë e mirë. Këmbanat ranë dhe ranë, ranë sa u çanë, por kufomën nuk po e nxirrnin jashtë. Cari ynë i shtrenjtë qe ngjitur pas fronit. Këmbët e tij dhe të fronit qenë bërë një, duart bërë një me mbështetëset e duarve. Dhanë e morën, dhanë e morën, por s’e shqitën që s’e shqitën dot prej fronit. Të varrosej me gjithë fron?! Bah! Turp e faqe e zezë, s’është parë dhe dëgjuar gjëkund…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,615 hits

October 2019
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List