Poezi nga Vaid Hyzoti

Poezi nga Vaid Hyzoti

 

SHOH….

Shoh djem në rrugë qê mezifrymëmarrin,
si të jenë në paraarrest nga astma.
Nuk kuptoj në janë të sapodashuruar,
apo të sapondarë nga e dashura…

 

MBAJ DORËN TËNDE…

Nga dëshira të vraponte, një femijë i iku nënës nga dora,
ndaloi.
U tremb nga të panjohurit
dhe filloi të qajë…

Ah, nëna ime!

Sa vite u bënë që ke ikur nga bota!
Por dorën s’ia lëshoj,
deri të shkoj pranë saj!

 

U SHEMB QIELLI

-vegim i hershëm-

U puq tok’e’qiell
Bah! Ç’bëhet kështu!
Përmbys horizontet,
gjithçka u bë blu.
Ndezën vetëtimat
dinamit rrufesh
dhe e shembën qiellin
ta binin mes nesh.

Mezi pres të zbardhë.
Kur do vije mëngjesi.
Hënë e verdhë do bëhet
lëkurë kinezi.
Yjet janë bërë vëthë,
për t’i vënë në vesh
tani edhe Zoti
do të jetë midis nesh.

 

KUR TË SHKOSH NË TIRANË

Ndize një cigare, kur të shkosh në Tiranë,
ndonëse e di që duhan kurrë s’ ke pirë…
Tymi do formojë portretin tim.

Mos u tremb!

Larg teje jam gjithnjë fytyrënxirë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s