Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me tregime mistike “Hoteli misterioz” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILUJA)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me tregime mistike “Hoteli misterioz” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILUJA)

Në këtë libër,  autori shkruan: për njeriun, jetën, vdekjen, dashurinë, lirinë, robërinë, ndërgjegjen, religjionin, turmën, vetminë, të vërtetën, gënjeshtrën, etesën, mbijetesën, modestinë, mendjemadhësinë dhe urtësinë.
Ai shkruan shkurt e qartë…..

Autori : DENILUJA
Titulli: Hoteli misterioz
Botimi i parë, 2019
ISBN: 978-9928-269-71-9

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Denilu
Hoteli misterioz : tregime mistike /Denilu.
– Tiranë : Ada, 2019
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-71-9
1.Letërsia shqipe 2.Tregime dhe novela
821.18 -32

Parathënie

Deniluja është shpirt kërkimtar. Ai rend drejt diçkaje të re.
“Udhëtimin” deri tek e vërteta e bën i vetëm dhe “jo duke ecur së bashku me të tjerët”, të cilët, zakonisht, mahniten nga mashtrimi. T’ia mbash anën të vërtetës, sipas tij, duhet të jesh i gatshëm që të mbetesh i vetmuar. “Njeriu zërin hyjnor e dëgjon kur është në vetmi, kur s’ka të tjerë përreth.
Në këtë libër, autori Ded Nikoll Luca shkruan: për njeriun, jetën, vdekjen, dashurinë, lirinë, robërinë, ndërgjegjen, religjionin, turmën, vetminë, të vërtetën, gënjeshtrën, etesën, mbijetesën, modestinë, mendjemadhësinë dhe urtësinë.
Ai shkruan shkurt e qartë. Dhe thotë shumë. Në çdo rresht të librit frymon njerëzorja. Filozofia e tij është e orientuar drejt njeriut, i cili shenjtërinë duhet ta ndjejë brenda vetes. Njeriu, për autorin, është përmbi gjithçka: mbi shoqërinë, atdheun, shtetin. “Para së gjithash njeriu,… gjithmonë, njeriu”shprehet Deniluja, shoku im i adoleshences, ku u njohëm në shkollën e mesme të kulturës Tiranë , dhe për fat facebook na rilidhi.
Ashtu si në librat e tjerë por veçanërisht në këtë libër “Deniluja” na hap “porta mendimi”, në kohë zhurme, në kohë mendimesh të gatshme dhe refrenesh, që nuk thonë gjë. Mos dysho, e përhapura masivisht është e gabuara, thotë ai. Të shkosh kundër mendimit dominues do të thotë të rrezikosh, por pa këtë ndjenjë nuk mund ta thuash të vërtetën tënde.
Autori, në librin “Hoteli misterioz”, shpërfaq një filozofi të madhe, të pa robëruar nga kthetrat e sistemeve filozofike. Urtësia e tij shprehet nëpërmjet sentencave, që lexohen shpejt dhe fiksohen përgjithmonë në kujtesën tonë.

Ded Nikoll Luca

Për autorin koha e mendimit është gjendja e paqes dhe jo gjendja e mbijetesës apo emergjencës.
Si mund të mendojë njeriu që gjithnjë është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje emergjence, në luftë të vazhdueshme për mbijetesë?Parapsikologjia dhe mistika zyrtarisht e mohuar, në kohën e sotme, disi heshturazi dhe nga dyert e vogla, parathëniet dhe fenomenet njerëzore me prejardhje jashtëshqisore, pranohen publikisht si reale. Në këto rrethana të rikrijuara, shkenca jonë tërthorazi është e detyruar t’i hapë dyert e veta dhe t’ia liberalizojë studimet dhe marrjen me to, pa bërë si zakonisht zhurmë të madhe kritike. Andaj, për studimin e këtyre fenomeneve, në botë, dita më ditë hapen institute nga më të përsosurat dhe më bashkohoret. Dhe, s‘ka dyshim, individë me këso aftësish, me të madhe përdoren për qëllime praktike të nevojave ushtarake dhe policore.
Mund të thuhet se vetëdija e tyre shumëlehtë “lëshon rrënjza” në hapësirë dhe kohë. Ose, së paku, pasi t’i lëshojë, ose pasi të lirohet nga korniza e vet fizike, gjegjësisht nga trupi i vet, ajo vetëdije e liruar, e vrojton të kaluarën dhe të tanishmen pikërisht sikur miza ta vrojtonte një fotografi nga lart, ku në vend se të lëvizë nëpër te, ajo vetëm e shikon prej së larti. Në këtë situatë detajet humben, por shihet qartë tërësia. Tregimet mistike të autorit Ded Nikoll Luca (Deniluja) na dërgojne në prag të një të panjohure. Ajo e panjohur njëkohësisht na tregon ekzistimin e principit fizik që mund të definohet si aftësi e zhvillimit edhe jashtë qenies sonë njerëzore.

Agim Demiri, psikolog dhe shkrimtar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s