Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Jam këtu
 
Unë nuk e di, atë që ndjeni Ju,
ndoshta luani me emocionet e mia,
ndoshta duhet t’ ju shkruaj më shumë
t’ ju kisha më afër,
të pëshpërisja ëmbël dhe me të butesi si erë e vjeshtës.
 
Nuk di pse zemra ime ndihet e vetmuar,
brenda lotëve ka shumë fjalë.
 
E di që jemi shumë larg,
është e vështirë të ndalosh,
s’ mundem më të ndal as mendimin
ti je ëndrra ime në lëvizje,
unë urë që digjem zjarrit të yjeve.
 
Më tërheq heshtja jote, si statujë,
harrohem pas teje.
Unë them po!
Për t’ju ndaluar të vraponi,
për t’ ju kthyer pas
e të qëndroni përherë pranë meje.
 
Dua të jem dashuria juaj
dhe unë pranverë që çel lulet.
Jam këtu,
për të të dashuruar çdo ditë.
 
 
 
Sharmi juaj
 
Në cep të buzëve tua,
Dielli reflekton gjithë gjatësinë
mbytet në valë, butë e butë,
dhe freskia shpërndahet faqeve të praruara
në një panormamë të ndritshme
ekspozitë ngjyrash
yjeve të rënë nga qielli..
 
Unë luaj me dashurinë
në zemrën time pikturuar qëndron,
ndërthurje e imazhit zbritur nga ëndrrat
kolore të bardha
reflektuar nëpër qiell.
 
Kështu,
një dëshirë e madhe për të deshifruar kuptimet e fjalëve nën buzë.
 
 
 
Shpirtrat tanë
 
Përtej largësive
qëndron një fushë e blertë
një fluks dritash, që mbart shpirtrat tanë
e i shpërndan në re pluhuri galaktiakve.
 
Kjo hapësirë është përplot
ide e manjetizim fjalësh
fraza e kuptime të pashprehura
endur qiellit të pafaj.
 
Së fundi, vështroj përtej kësaj shtjelle.
Asgje s’ ka mbaruar,
asgjë s’ ka filluar
veç një pështjellim që luhat,
e përkund
në djepin e zanfillës
të jetëve që shkojnë e vijnë.
 
E çuditshme, si zemrat thyhet
vitet rrjedhin drejt një ujëvare të ngrirë,
ku stalaktikat e zgjatura
kullojnë përfund, si një qiri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s