Poezi nga Razie Hoxha

Poezi nga Razie Hoxha
 
 
Dëgjo!…
 
Dëgjo!…
Shshshtt…, ndalu…, mbaj vesh dhe dëgjo!
Dëgjo një çast në jetë!
Se si vrapon jeta,
në rrjedhën e qetë.
 
Dëgjo!…
Dëgjo, në pragun e kohës, dëgjo!
Hapat e reve,
që stinëve të harbuara arratisen.
Dëgjo,hapat e akrepave të orës,
që pas çdo ore,
sërish nisen.
Dëgjo, rënkimin e ditëve në kalendarë,
kur shuhen mureve.
Dëgjo, rënkimin e bastuneve,
që mbajnë peshën e viteve,
të gjyshërve, të moshuarve.
 
Dëgjo!…
Dëgjo, në pragun e stinëve!
Shpërthimin e gonxheve të pranverës.
Krismën e sythave te blertë,
shushurimën e qetë të valëve,
dhe melodinë e lehtë,
të flladit të verës.
Dëgjo, një ditë vjeshte, pastaj,
rënkimin e gjetheve,
kur bien me vaj.
Dëgjo, krahët e zogjve,
kur nisen për shtegëtim.
Dëgjo, zhurmën e petaleve të borës,
kur befas e shtron
të bardhin qilim!
 
Dëgjo!…
Dëgjo, në pragun e dashurisë,dëgjo!
Psherëtimën e djalit,
në dhomën e vetmuar!
Dëgjo, zhurmën pikave të lotit,
që bien mbi jastëkun e vajzës së dashuruar.
Dëgjo, mbrëmjeve,
zhurmat e puthjeve,
në dhomat e të dashuruarve,
që ritualin kanë filluar.
Dëgjo, rëkimimin e ditarëve,
nga fjalët e mallit rënduar!
Dëgjo!…
Dëgjo, një çast në jetë!
Se si vrapon jeta,
dhe rrjedh e qetë.
 
 
 
Tjetra
 
Unë doja të isha për ty, e vetmja, mbretëresha.
Mbrëmjeve përkrah teje,
më shumë se yjet të shkëlqeja.
Dhe mëngjeseve,
më e bukura lule
të çelesha.
Tani, tjetra ti merr përqafimet, puthjet e zjarrta.
Unë dridhem nga vetmia,
si trumcaku i vogël,
në ditët e acarta.
Tjetra ti shuan,
zjarret djaloshare.
Unë, zogu i vogël atje jashtë.
Pas asaj dritare.
Tjetra me ty,
gëzon e krenohet.
Unë zogu i vogël,
atje jashte që ftohet.
Dhe jashtë fryn murlani pa mëshirë.
Zogu i vogël vdiq,
por zemra e tij ende rreh e nxehtë.
Dhe kurrë s’ ka për të ngrirë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s