Proza të shkurtra nga Enkelejda Pashaj Murataj

Proza të shkurtra nga Enkelejda Pashaj Murataj

 

Dilema

Ngrihem në mëngjes dhe pasi i uroj mirseardhjen ditës së re përgatitem ta jetoj këtë ditë që Zoti ma mundësoi. E di që supet e mia do të jenë gjatë gjithë ditës të ngarkuara me barrën e problemeve dhe zgjidhjeve. Këtu fillon dilema. A duhet ta përballoj ditën me diellin brenda meje që më ngroh e më rrezaton fytyrën,apo ta shijoj si një qiell të shqetësuar, ku sheh veç re që grinden e mezi presin të përplasen me njëra-tjetrën. Kjo dilemë nënqesh me ironi kur unë tërheq derën e shtëpisë dhe kur bëhem gati të dal prej saj, sepse do që të më fusë në kurthin e saj për të më mposhtur. Rri çdo ditë në pritje dhe më ofron vetëm dy obsione ngjyrash për të zgjedhur:
Grinë dhe të Kuqen. Akoma s’ ka arritur ta kuptojë se linja ime e ngjyrave nis me lulediellin e përfundon në tufë lulesh shumëngjyrëshe. Ajo mezi pret të fitojë. Sa herë që nga çanta e problemeve ndjehet një frymëmarrje e thellë fitoreje menjëherë nga çanta e zgjidhjeve i përgjigjet kundëropsioni mundës dhe dilema e lodhur struket në pritje të ndonjë rasti të mundshëm. Ajo pret, por nuk arrin dot të kuptojë mënyrën se si unë e perceptoj kohën, jetën. Unë e di që jeta ka ritmin e saj, ndodh që një ditë të ketë “fraktura të papritura” që ia ngrohin zemrën dilemës, por ja që unë s’ mund të jetoj një realitet “të sëmurë” me anemi ndjenjash e mendimesh pozitive. E di se është e vështirë të bashkëjetosh me këtë dilemë, por mundohem ta përballoj, pa tension, pa frikë. Çdo problem e ka një zgjidhje.

 

Zemra që flasin

Ajo ditë për të kishte qenë shumë e lodhshme, ndaj mendoi të merrte të flinte pak gjumë.  Menjëherë u kredh në botën e ëndrrave. Pa një ëndërr të çuditshme, sikur ajo ecte në rrugë dhe në vend të njerëzve shihte zemra, po zemra të çuditshme që filluan ti flasin.
-Më njeh mua? – i foli e para një zemër e bardhë. Unë jam zemra e atyre njerëzve që dhurojnë paqe, mirësi e lidhin ura miqësie.
-Ndërsa unë -vazhdoi dialogun një zemër e tharë, e rrudhur jam zemra e atyre prindërve fëmijët e të cilëve janë në emigrim. Dhimbja dhe malli na ka bërë të dukemi kështu.
-Unë – u hodh një zemër flakë e kuqe – jam zemra e njerëzve që dashurojnë. Dashuria e tyre është aq e zjarrtë ndaj dhe unë jam e tillë.
-Më shikon mua?- foli me gjysmë zëri një zemër e bardhë me pika të zeza. Unë jam zemra e atyre njerëzve që zemrën e tyre e njollosën me vese të këqija , smira, zilia dhe xhelozia për tjetrin. Më vjen turp kur e shoh veten në pasqyrë -tha dhe fshiu lotët.
Pas saj ishin dy zemra: një zemër e tulatur dhe e zbehte në ngjyrë mavi , kurse tjetra e gjallë , me një ngjyrë të purpurt të bukur. Zemra e tulatur i tregoi se ishte zemra e njerëzve pesimistë që s’ dinë gjë tjetër veç të ankohen, kurse tjetra ishte zemra e njerëzve me vullnet, që kapërcejnë çdo vështirësi sepse e duan jetën.
Pikërisht në atë çast tik-taku i fortë i kësaj zemre e zgjoi nga gjumi. Hodhi sytë përreth dhe e kuptoi se kishte qenë një ëndërr , vetëm një ëndërr.
I premtoi vetes që zemra e saj do të kishte ngjyrë të kuqe të panjollosur që nëse ndonjëherë do ta pyeste dikush të përgjigjej me krenari: Jam zemra e një njeriu -njeri.

All rights reserved Enkelejda Pashaj Murataj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s