Poezi nga Rami Kamberi
MË THUANI – O’HEE!
Më thuani – O’hee!
Ju plisa mali e plisa fushe e plisa kullash e qytete
A na mbet – At’dhe!
Për emrin e gjakut e flamurit, dhe për këngë jete
Si tokë e Thotit, me dashni e lumni të mbjellë
Me bebëza fisnikërie e me sy, që e pinin qiellin
Bardhësi me krenari jete e më e bukura pjellë
Perandori lirie, që dritë përjetësie e pat diellin
Më thuani – O’hee!
Ju plisa, që botën e keni në sy, përtej lirisë
A na mbet – At’dhe!
Për emër të gjakut e për sytë jetë të Ilirisë;
UJËVARËN E LUMIT, LOTI I VDEKUR…
Me dy sytë e mi e kam prekur
Në dhimbjen e plagëve të syve malësi
Ujëvarën e lumit, loti i vdekur
Lidhur për qerpikët e odeonit, zani Iliri
Shfletuar ja kam, rrudhat e ballit, nën dashni e dhe
Me bebëzat e shpirtit të maleve e të gurrës gur
Përtej fjalës së pa shkruar: mote e kohë e At’dhe
Qiell i pa shkelur e liri jete, mbetur shipe n’flamur
Me dy sytë e mi e kam prekur
Si lindjen time, në dhimbjen e plagëve liri
Ujëvarën e lumit, loti i vdekur
Nën hirin, të plakur Iliri e nën hirin, Shipni!
NGA QIELLI, I SHTATË…
Tinza mbi retë e nënqiellit
Xhindet e qepin, pëlhurën e barkut të tokës
Hajmalitë me dritë t’diellit
Lidhen nyje, si perri djalli nëpër qafë t’kokës
Nga qielli i shtatë, perënditë i vështrojnë me sytë e hënës
Damkat e balleve nëpër majat e piramidave, të djallëzisë
Nga shkuli i tokës së tretë, xixat u japin prush syve t’nënës
T’i shikojnë yjet e humbur nëpër terrin, jermi e përjetësisë
Tinza mbi retë e nënqiellit
Si xhindet edhe hyjnitë, barkut t’tokës ja qepin pëlhurën
Hajmalitë me dritë t’diellit
Lidhën nyje, si perritë e djallit, kur ja qepin shtatit lëkurën.