Ky Univers i pafundëm! / Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Ky Univers i pafundëm!
 
Ndodh që zemra rreh pa kufi
pulson dejeve gjakun përtëritje
në dhoma shpirti gatuan ëndrrat
me sublimen jetë
ndër të tjera galaktika.
 
Unë ndihem e verber sot
s’ mund ta kapërcej hapësirën para syve
veç kaltërsi vështrimit tim bjeron
dhe ai imazh
zbritur nga qiejt,
që për çdo mbrëmje
nga ëndrra më zgjon.
 
E nesërmja e ardhur
lind në buzëqeshjen e çelur të një trëndafili
aromën e ndezur përflak në shpirt
ngjyrat e jetës kthyer pala lulesh
përshfaqje e rilindur si në botë magjie.
 
Vazhdoj të pres dhe kur dita zbehet
se loti i qiellit zbret nga mijëra re,
ndoshta përhumbur pas mallit tim të fshehur
e shfaqesh përherë si rreze pëmbi dhe.
 
Di të të dua, si në përjetësi
dy mendje, një shpirt përherë në udhëtim
mes asaj bote, ku detrat trazohen,
mes atij qielli, kur engjëjt zgjohen,
si në kopshrat e legjendave me princër e princesha,
Unë dhe Ti
ky Univers i pafundëm!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s