Ndër mote / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
Ndër mote
 
Shega i skuqi kokrrat
ato si sumbullat e këmishave të vajzave
të ëmbla, të brishta, presin.
Ato në heshtjen
pleksin e shpleksin
flokët e arta,
sikur në gërshetat e tyre
te ishte shkruar fati,
në shtrojet me aromë trëndeline
thurnin ëndërra të pathëna.
 
Shtogu. Pranverë!
Kanë çelur lulet e bardha
vajzat flenë me erë shtogu.
muajt shtegtojnë, shtegtojnë,
ngelen diku e rrinë ngrohtë.
Ngelen në kurorën e tij
poshtë pemës sandalet e mija
mbi pemë qielli i gjithi i imi
dallëndyshet rreth meje
dielli më qepi fustanin me rreze.
Hëna në kup të qiellit,
në mes të ditës,
shtynte diellin
për të ardhur tek unë.
Është zbardhur lagjia
vija të thella malli.
Është thinjur fëmijëria ime …
Vajzat janë bërë nëna
gruri në arë fëshfërin
tërheq tufa -tufa zogjtë shtegtarë .
Në ç` natë të errët
vajzat mleksin e shpleksin gërshetat!?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s