FLAS PËR DISA PERSONAZHE TË FERRIT / Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato

 

FLAS PËR DISA PERSONAZHE TË FERRIT

Do flas për personazhe të dalë nga Ferri,
hyrë në xhunglën e shoqërisë shqiptare,
që i ngjan lirimit të egërsirave nga freri,
për të shqyer tufa drerësh e sorkadhe.

Janë ata, me emrin “Hajdutë” kombëtar,
që me njëmijë djallëzira të sofistikuara,
vodhën, troje, fonde, banka, xhepa qytetar,
dhe u turrën nëpër taksa, tatime, fatura.

Janë ata që kanë emrin e ndyrë”Qelbësirë”
dhe formojnë një kor të madh qelbësirash,
për t’u ndotur maleve, ajrin e dëlirë,
me kutërbim të neveritshëm ndyrësirash.

Janë ata të diplomuar me titullin “kurvarë”
që i kanë kthyer zyrat, në stalla ndërzimi,
ku kryqëzohet kolltukëve, lopa me gomar,
specie pa skrupull, me fytyrë degjenerimi.

Janë disa “Bij bushtrash”, rritur në bajga,
të pjellë skutave, nga disa gorre politike,
që kanë zbritur me opinga lope nga fshatrat,
dhe veshën firmato, në të shtrenjtat butike.

Janë ata që e kanë emrin “Votablerës”
që blejnë e shesin lirisht dhe nënat e tyre,
për t’i zgjatur jetën më tej, parti të mjerës,
që mbahet në këmbë me maska fytyre.

Janë ata që kanë emrin “Mashtrues klasik”
që botojnë lista dëmshpërblimi, dimër, verë,
dhe nuk çojnë nëpër e banka, asnjë metelik,
teksa të përndjekurit, opinioni i di milionerë.

Janë ata me emrin e pështirë “Sahanlëpirës”
që lëpijë si mizat prapanicën madhore të kalit.
Shpejt do të vije koha, pas servilizmit e krizëz,
do t’u ngulin sqepin në tru shqiponjat e malit.

Janë ata me emrin “kriminel” të shpallur,
të veshur me ofiqe e uniforma, fringo sot,
që godasin ditët e demokracisë, së mardhur,
kur rrufeja, sillet qiellit, t’u bjerë në kokë.

Duhet të dinë këta personazhe, ç’thotë historia:
Nuk ka mbetur bëmë e askujt pa u ndëshkuar.
Nëmos nga ligji i vonuar, ndoshta nga perëndia.
Qielli ka për secilin, nga një rrufe të flakëruar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s