Kalendari poetik: Sara Teasdale (1884-1933) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Sara Teasdale

Kalendari poetik: Sara Teasdale (1884-1933)

8 gushti është data e lindjes së poetes së njohur lirike amerikane. Në fëmini qe shëndetligë dhe në moshën 10 vjeçare mundi të dilte nga shtëpia, kur mbushi katërmbëdhjetë prindët vendosën ta rregjistrojnë në shkollë, por nuk arriti të merrte asnjë dëftesë. Poezia e saj e parë u botua në vitin 1907 në një gazetë dhe po atë vit u botua dhe një përmbledhje me poezitë e saj, që u prit mjaft mirë nga kritika. Për arësye sentimentale vrau veten me një mbidozë barnash gjumi në vitin 1933. Ja një poezi e saj:

TI PO VJEN

Oh ti po vjen, po vjen, je duke arritur,
Qysh do t’i përpijë orët Kohë e babëzitur?
Po zemra, ç’ka që më sëmbon kaq shumë,
Nga bota plot me burra, vetëm për një burrë?

Oh, mund të jetoja për bukuri dhe vetëm,
Dritë dhe ëndërr të qetë ta kisha jetën,
A s’i kam mendimet më të kthjellta se të tuat
Dhe gjithë ngjyra, si guriçka zalli në përrua?

Ja nata po vjen, me gjithë yjet bashkë
Dhe hëna po del, në qiell gjithë shkëlqim,
Përse të të dua dhe veten të humbas,
s’më thua, shpirti im?

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s