Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
PSE?!
 
Pse më braktise moj e uruar?
Më le në mes të pyllit, si trung të tharë…..
Në disa kontinente u arratise,
shume fanare pe nëpër kryqëzime,
me një ankth të djegur nga pas, e përvëluar……
 
Në një mesnatë pa yje e dritë,
përsëri trokite te porta ime,
si një sorkadhe e përhumbur, e hutuar,
me frikë,
kërkoje çelsin poshte vazos së trëndafilave….
Shpejt e kuptove, vajzë e ëndrrave të mia,
se porta e zemrës ishte mbyllur përjetësisht,
nga trungu i braktisur,
në mes të blerimit, lëndinave….
 
 
 
NJERIU PA KOKË
 
Pesëdhjetë vjet u end pa kokë një njeri,
rrugëve dhe rrugicave të qytetit në errësirë,
Nuk mban mend kush dhe si ja prenë,
pa dhimbje, ofshama dhe klithma për mëshire…
Ai isha une,
Unë që një mizë nuk kisha vrarë në jetë
me Djallin do kisha fjetur në një shtrat,
brenda shpellash të frikshme a pllaja me boë,
dhe Dantes do t’i lutesha,
të më rezervonte një vend në Purgator,
veç të kisha përsëri kokën time në dorë…..
 
Me ndihmoni o njerëz!
Presidentë qofshi a ministra,
deputetë, lupsarë, zuzarë a kusarë,
diku po e gjetët të më thoni.
Nuk dua sytë, veshët apo gojën,
as dhëmbët nuk i dua se ishin proteza,
por trurin, ju lutem të m’ a ktheni
për të vajtur i lumtur në varreza…..
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s