Poezi nga Shkëlqim Ziraj
Se unë or mik!
Se unë or mik s’ di ç’është hileja,
ndërgjegjia përpara më ka vënë,
të vërtetës kurrë nuk ju fsheha,
se mendja akoma s’më ka lënë!
Se unë or mik që ta dish mirë,
s’di nga mashtrimi e gënjeshtra,
s’dinë kujt i thonë budall me brirë,
por di vetëm ç’është e vërteta!
Se unë or mik jam nga ato anë,
ku fjala-fjalë e besa-besë,
e ku di unë të trazoj dynjanë,
e ku di unë mend të shes!