Poezi nga Isa Bytyqi

Poezi nga Isa Bytyqi
 
 
O Gjergji i Fisht’s
 
Kurrë nuk m’rrita me t’kendue
n’i llaf ‘herë me t’a shkrue
kâ ‘i gjysë shek’lli që kam provue
As s’u msova l’ahut’s me i râ,
As me k’ndu as si ti me kja!
t’uj t’ni ty,Lahut’s tuj râ
Shqypnis gjithë ti tu i diftue
udhën shqypes tu ia kallxue
pata mbetë përherë pa zâ!
 
N’Fishtë nji ditë udhë pata marrë
te Mrizi Zanave per me ardhë
ku pê dritën për herë t ‘parë
venin tan’ për me e pâ
aty s’pari ku ,Aaaa, ke bâ!
Shkova me u permmallue
Me qiri t’ pashë vonë t’u shkrue
p’i terri ,Shypnisë tuj dhanë dritë
sa t’jete gjallë shqyptari me e ditë!
 
Nji fjalë deshta me ta diftu
sy me sy Ty me t’a thanë
per shqyptar e për Shqypni
n ‘ mjegull jemi , qysh na ke lanë
shyptar vetit shum jan tuj thanë
se jan shkepë n’tri katër anë
‘shtire m’i than Shypnis nanë
dikush turkit babe asht tuj than
dikush serpin hala p’e kanë
dikush vllaun s’un p’e bânë
dikush frymen do me naj zân!
zor lahuta sot që mun’ e i’kjanë!
 
N’t’shejtin ven’ dy hapa i bana
K’tu thash Gjergjin e ka lindë nana
N’kohë përmrapa m’u k’thy mendova
Gu em n’ gu ty me t’pâ,
germa e fjaltë me t’i ndigue
t ‘uj renitë Lahutnë t’ue shkrue
Malcinë me ngue t’uj e k’ndue
shypet ku jan n’kâm me i que
kurr Shypnia mos m’e m’arue!
 
Dhe nji ket fjalë deshta me t ‘thanë
Zí e terr asht n’kater anë
n’Malci Lahut’s sa t’i nihet zani
s’tkurret shypja nga Junani
as nga serpi as nga rusia
ka me rrnue gjith Shypnia!
Sa ta kem’ Lahut’n n’ër kry
Shqypja diellin ka m’e pâ
Ka me t’kqyrë shqypja n’sy
Eshnat t’qetë ty me ti lanë!
 
 
 
Zani jem
 
Dy duer i kisha pré
e dy sy i kisha qorru
se vjen kohe e pistë
n’temin atdhe
sorrat m’i kry me m ‘knue!
 
Me bylbylin e Mjedes tuj knu’ jam rritë
n’fusha t’gjerbta e lisa t’gjatë t’Naimit shtat kam ngritë
me vargun shqyp t’Vaso Pashês per shqyptari
me Lahutë t‘ Fishtës qysh mu ba Shypni
n’Krujë t’Gjergjit krenarin e kam msue,
se kurrë s ‘duhet m’u robnue !
 
Edhe vetvrasje do te kisha bâ
n’kohe t‘drites me m’pas thanë mue
n’zi kjo tokë që ka mu m’lue
që bylbyli s’ka me knue
që sorrat e zeza
n’kry me m’glacue!
 
Me gjamë nanlokesh
e gjak lirie
në shekuj kjo tokë gjallë ka mbetë
n’tokën teme,
sot njeri’ jem
n’krye t’sofrës venin ia ban
e xhelatin mik e th’rret!
 
Ti këtë rresht qe e ke lexue,
ti si unë munesh me thanë
se shyponja sa t’ka me flutrue
njeri’t tan me i diftue
se n’ket’ tokë e në k’to anë
sorres
ven kurre si kem’ lanë
une përjetë zâ kam me n’gritë
ven’i jem, toka jem
nji ditë
me pâ dritë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s