Kalendari poetik: Julio Cortázar (1914-1984) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Julio Cortázar (1914-1984)

Sot, më 26 gusht, mbushen 115 vite nga dita e lindjes së shkrimtarit, poetit, kritikut e dramaturgut argjentinas. U lind në Belgjikë (i ati qe diplomat); lexonte shumë qysh i vogël, madje dhe autorë si Edgar Allan Poe, të cilin e përktheu në spanjisht nga fillimi i viteve ’50. U mor edhe me studimin e trombës dhe saksofonit duke qënë i dhënë pas muzikës xhaz. Jetën e vet mes Francës e Argjentinës e përshkroi në kryeveprën e llojit antiroman “Rauyela – loja e botës”. Argjentinasi tjetër i shquar Jorge Luis Borges e vlerësonte shumë këtë shkrimtar, duke krahasuar me Poe-n dhe Çehovin. Cortázar ndrroi jetë në Paris më 12 shkurt 1984 dhe u varros në Montparnasse. Ja një prej poezive që kam nga ky poet:

FITIM E HUMBJE

Filloj mashtroj me mjeshtëri,
para pasqyrës përkulem me nderim,
qafën time dhe kravatën vështroj.
Ky zotëri duhet të jetë, them
që çdo ditë nga ora nëntë del.

Zotat vdiqën, njëri pas tjetrit
në një vargan letrash e kartonash.
S’më mungon gjë, as ti
s’më mungon. Ndjehem bosh përbrenda,
si daulle; lëkurë në të dyja anët.
Ndonjë herë kthehesh mbrëmjeve,
kur lexoj ndonjë gjë për t’u qetësuar: buletinet,
dollari dhe stërlina, debatet në O.K.B.

Më ngjan se dora jote
flokët më ledhaton. Mungesën tënde nuk e ndjej!
Veç ndonjë gjë e vockël më mungon beftas
dhe do të doja ta kisha: gëzimi,
buzëqeshja, kjo kafshëz bredharake
që tashmë te buzët e mia nuk vjen.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s