Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj

 

Dehje

…dhe pimë veçmas
pijen e Gralit
prej lumenjve të heshtur.
Pastaj dehemi
duke parë njëri-tjetrin,
duke shpërfillur
kohën
duke ndjerë qeniet tona
të lidhura përjetësisht…

 

***

Sa i mangët ajri sot
tek s’ të shoh,
sa i mangët mëngjesi
që zgjohet me mallin,
që shpirtit le blamë
nga mungesa
e përqafimit tënd.
Nga mungesa e aromës tende
e syve të tu….,
sa mëngjes i pakuptimtë
për të dy….

 

***

Në ariet e errësirës
më dhimbset muzgu,
më dhimbsen mbrëmjet
që tymojnë vetmitë.
Nata me intimo firmato
që pasqyrave ndalet,
për të parë zjarret e shpirtrave
të meteortë.
Më dhemb dhe heshtja
e pamotivtë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s