Ti kam thënë të gjitha / Poezi nga Adriatike Xh. Lamaj

Poezi nga Adriatike Xh. Lamaj

 

Ti kam thënë të gjitha

Ti kam thënë të gjitha,
E prap kthehem të të them të njëjtat gjëra.
Mbetet ajo ngëckë e vogël,
Strumbullari i ligësisë,
Që trazon mendjen, zemrën
Dhe e bën fjalën uragan;
Katran furtuna e dashurisë sime.
Shemb kalatë e ngritura me aq kujdes nga ty…
I shoh i dashur, të gjitha i shoh,
Më ler të mësohem me forcën e tyre.
Cdo herë sjell një shturn të ri nga deti.
Nga c’dreq thellësie shkulen e më vijnë ndër këmbë!?
Mëso ta falësh dashurinë time,
Tashmë ti je zoti im.
E c’kuptim do kishte nëse do ndryshoja!
Nuk do ta pëlqeje atë gruan tjetër brenda meje,
E huazuar nga dëshirat e tjetërsimit.

Ti kam thënë të gjitha,
Mes flakësh dhe mes haresë,
Po ende s’të kam thënë si ndihem sot.
Se cdo ditë ka ripërtëritje si hëna e dielli.
Shuaje mërinë nën dritë malli.
Ndaj po shkoj sonte te ai vend.
Asgjë nuk do end.
Me fytyrë nga udha,
Do marr pijen tonë të preferuar,

Ndoshta pikërisht sonte vjen të kuptosh dhe njëherë,
Se sa të do kjo grua!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s