Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Si puhizë

Kësaj nate bëhu puhizë dhe mos fol
Futu mes gjethesh dhe më mbushë aromë
Unë pres dhe dëshirat do i vë në gjumë
Që ti të ndihesh e lirë në qiellin e pafund

Veshe këmishën nga retë e bardha
Ngjyrat e luleve do i zgjedh unë
Me një prekje mi zgjo të gjitha dëshirat
Ti bëhu shtrat e unë bëhem lumë.

 

Sot nuk të zgjoj

Sot në mëngjes s’kam me të zgjuar
Nuk do të ledhatoj dhe as kam me të puthë
Do i kërkoj fluturës me krahët e paluar
Nga këmba të arratiset në qerpikun tënd

Sot ditës do i kërkoj një rreze shpirtin të ma qetësoj
Fjalët e trazuara të mi mbledh si furtunë rebele
T’ia dorëzoj detit akullin të shkrij
Ta lej të qetë fluturën të përkëdhel tëndin gji

Sot kam më shumë dashuri për ty
E shtrydhë veten malli si pika vese bije mbi buzën time
Sot nuk do të zgjoj dua ta ndjesh mungesën e zërit
Kur t’i hapsh sytë do thuash ku mbeti rrezja ime.

 

Jeta e dytë

Jeta i përngjan anies mes dallgëve
Me dashuri i bëjë ballë çdo stuhie
Lundroj përmes furtunash 
Rrufetë i zë me dorë
Me ëndrrën e bardhë e me krah prej ere
I bije qiellit përmes
Kur nata tërbohet nga mëkati
Përkundem nga kujtimet
Si varka në valët e lumit
Shpirtin e ushqej me bukurin e fjalës
Vallëzoj pa frikë në terrin e natës
Në qiell të hapur shpërndaj re të bardha
Të mbulohem me dritë prej shprese
Ajo do jetojë më shumë se ëndrra ime … 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s